Lajme

Coronavirusi reduktoi linjat ajrore, ende nuk u realizua asnjë fluturim Prishtinë-Beograd

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 08 April 2020

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara në një konferencë për medie ka folur për marrëveshjen që synon rihapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, e cila u nënshkrua në Berlin në ambasadën e SHBA.

Gara njoftoi se për shkak të përhapjes së pandemisë, ende nuk është realizuar asnjë fluturim Prishtinë-Beograd.Ajo me tej, tha se ka pasur reduktime dhe anulime të fluturimeve pas masave të marra nga Qeveria për parandalimin e virusit Corona.

Derisa tha se fluturimet që realizohen mbesin në përgjegjësinë e kompanive ajrore.

-Advertisement-

“Ne akoma nuk kemi pasur asnjë fluturim Kosovë-Serbi. Të gjitha janë anuluar tani në këtë kohë të pandemisë nuk vërejmë ndonjë ndryshim sepse kjo linjë akoma nuk ka filluar. Ne reduktime kemi pasur qysh nga masat e para që janë marrë nga Qeveria për anulimin e fluturimeve.

“Brenda javës janë 3 apo 4 fluturime që realizohen kryesisht Euro Vings. Kjo mbetet në përgjegjësinë e kompanive ajrore se sa do të kenë interes të operojnë fluturime të tjera, deri në vendimin e Qeverisë së Kosovës”, u shpreh ajo.

Fluturimet Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas në të ardhmen do të realizohen nga kompania gjermane Lufthansa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera