Rozë

Corden kërkon falje për shakatë në lidhje me skandalin e Harvey Weinstein

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 16 October 2017

James Corden ka kërkuar falje për shakatë që ika bërë në lidhje me skandalin e Harvey Weinstein, duke thënë se qëllimi i tij ishte “ta turpërojë” regjisorin.

Prezantuesi i “Late Late Show” u kritikua nga shumë njerëz, përfshirë aktoret Rose McGowan dhe Asia Argento, të cilat kanë dalë publikisht duke pretenduar se janë sulmuar seksualisht nga regjisori i Hollywood-it, transmeton Klan Kosova.

Corden ishte duke e drejtuar një ngjarje me Julia Roberts dhe Tom Hanks në Los Angeles kur tha: “Është një natë e bukur këtu në Los Angeles. Harvey Weinstein ka kërkuar që sonte në hotelin e tij t’i bëhej ndonjë masazh”.

-Advertisement-

Megjithatë, prezantuesi tani ka postuar një mesazh në Twitter duke kërkuar falje për shakatë.

Ai shkroi: “Të qenit i qartë, ngacmimet seksuale nuk janë çështje qesharake”.

“Nuk po përpiqesha të hidhja dritë mbi sjelljen e pafalshme të Harvey, por ta turpëroja atë, abuzuesin, jo viktimat e tij”.

“Më vjen keq prej të gjithë atyre që u fyen, ky nuk ishte qëllimi im”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera