Lajme

“Coop”- i zviceran i dhuron 100 mijë franga organizatës së specializuar me qen për kërkim në rrënoja

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 27 November 2019

Rrjeti i njohur zviceran i supermarketeve ‘Coop’, i është bashkuar listës së shumtë të organizatave e institucioneve të cilat kanë dhuruar shuma të mëdha parash për të ndihmuar Shqipërinë pas tragjedisë së shkaktuar nga një tërmet prej 6.4 ballësh, shkruan Gazeta Express.

‘Coop’, ka dhuruar një shumë prej 100 mijë frangash zvicerane të cilat në Shqipëri do të mbërrijnë përmes shërbimit të Kryqit të Kuq Zviceran që është duke ndihmuar për gjetjen e atyre që kanë mbetur nën rrënoja në Durrës e Thumanë.

Më këtë donacion, ‘Coop’ ka thënë se po financon edhe ekipin e qeneve të shpëtimit të quajtur “REDOG” si pjesë e Kryqit të Kuq Zviceran, pasi sipas tyre qentë e trajnuar mirë janë mënyra e vetme për të gjetur të mbijetuarit më shpejtë dhe më saktësi.

-Advertisement-

Në njoftimin e ‘Coop’, tregohet për bashkëpunimin shumë vjeçar me Kryqin e Kuq Zviceran.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera