Sport

Conte: Nuk kthehem te Juventusi, do punoj fort për të fituar me Interin!

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 03 August 2020

Antonio Conte hedh poshtë zërat për një largim të mundshëm nga Interi, duke mohuar kategorikisht një kalim të tijin te Juventusi në rast se Sarri nuk konfirmohet në stolin e bardhezinjëve edhe për sezonin e ardhshëm.

Conte ka reaguar në lidhje me artikullin e publikuar nga gazeta italiane Repubblica.it, duke nënvizuar se nuk ka kontaktuar asnjë nga drejtuesit dhe futbollistët e Juventusit për t’i pyetur nëse do ta shkarkojnë Sarrin, madje trajneri i Interit në një intervistë për Ansan ka nënvizuar duke shkuar edhe më tej se do të flasë me drejtorin e gazetës në fjalë dhe ai gazetar që e ka shkruar artikullin do të mbajë përgjegjësi.

Më tej trajneri i zikaltrve ka shtuar: “Jam i lidhur në një projekt 3-vjeçar me Interin dhe siç kam bërë gjithmonë në jetën time do të punoj fort me të gjitha forcat e mija dhe mundësitë e mija që ky të kthehet në një projekt fitues” theksoi Conte.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera