Sport

Conte dëshiron të largojë tre lojtarë nga Tottenhami

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 09 January 2022

Trajneri i Tottenham Hotspur Antonio Conte është i gatshëm që të largojë nga skuadra lojtarët si Dele Alli, Steven Bergwijn dhe Tanguy Ndombele, raporton “ESPN”.

Trajneri italian po planifikon që të fillojë spastrimin në skuadër, dhe disa nga lojtarët e ekipit të parë do të largohen, për të liruar vend për transferimet e reja, përcjell Gazeta inFokus.

Po ashtu, ende nuk dihet e ardhmja e mbrojtësit Japhet Tanganga dhe mesfushorit Giovani Lo Celso nën urdhrat e Contes, i cili së fundmi e ka pranuar që lojtarët që ka nuk janë të aftë sa duhet për të qenë në garë për titullin e Premier Ligës angleze./Gazeta inFokus/

Të tjera