Lajme

Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 16 January 2024

Një tjetër panair ndërkombëtar i mobiljeve dhe interierit IMM shënon pjesëmarrjen për të katërtën herë të Comodita, që mbahet në Këln të Gjermanisë.

Në këtë edicion Comodita po ekspozon prodhimet e saj duke sjellë risi në dyshekë, mbishtresa dhe jastëkët komodë, të dizajnuar me kujdes dhe shpirt krijues.

-Advertisement-

Përbërja e sofistikuar e produkteve me tekonologji inovative dhe materialet e kualitetit të lartë, bëjnë që prodhimet e Comodita të tërheqin klientë të shumtë dhe seriozë.

Fabrika e dyshekëve Comodita apo Ventius International si pjesëmarrëse në këtë panair të rëndësishëm ka objektiv të promovoj linjat e reja të dyshekëve ku fokus është kualiteti dhe jetëgjatësia e tyre. Hapësira me sipërfaqe prej 250m2 duket si një oazë e frytshme e inovacionit dhe elegancës duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve.

Përfaquesë nga Comodita e konsiderojnë panarin IMM si një hap i madh drejt njohurive të reja, bashkëpunimeve të fuqishme dhe rritjes së imazhit të kompanisë. Gjatë këtyre ditëve u zhvilluan shumë takime, dhe nëpërmjet bisedave produktive po arrihen lidhje të reja biznesi dhe thellim i marrëdhënieve me klientët egzistues.

Panairi IMM është i hapur për vizitorët nga data 14- 18 Janar në të cilin po marrin pjesë 725 ekspozues nga 42 vende të botës dhe pritet të vizitohet nga rreth 130,000 vizitorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera