Sport

Coman: Sane te Bayerni? Nuk ma rrezikon vendin

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 10 June 2020

Kingsley Coman nuk është aspak i shqetësuar nga zërat e merkatos, që e çojnë Leroy Sanenë te Bayerni i Mynihut. Ish-sulmuesi i Juventusit nuk e sheh mbërritjen e mundshme të Sanesë si kërcënim për pozicionin e tij, përkundrazi, ai shprehet se do të luftojë fort për të patur një vend në formacion. Në një prononcim për “Bild”, sulmuesi anësor francez u shpreh:

“Nëse vjen Sane, nuk do të jetë problem. Do të ishte problem për mua nëse klubi do të më thoshte se nuk jam më i nevojshëm. Por unë mendoj se klubi i di cilësitë e mia.”

Kampionët e Gjermanisë e kërkuan Sanenë edhe verën e kaluar, por Manchester City arriti të rezistonte. Në fillim të sezonin, sulmuesi i përfaqësueses gjermane pësoi një dëmtim të rëndë, që e mbajti larg fushave për muaj të tërë. Gjithsesi, bavarezët nuk hoqën dorë, duke shpresuar se do të firmosin për një shumë konsiderueshëm më të vogël si për shkak të dëmtimit ashtu edhe për pasojë të COVID-19.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera