Lajme

Çollaku tregon pse festuan me shampanjë për liberalizimin e vizave në vitin 2016

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 01 April 2021

Ish-Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka folur për hapjen e shampanjës në vitin 2016 nga ai dhe stafi i tij kur ishte premtuar liberalizimi i shpejtë i vizave për Kosovën.

Ai ka deklaruar se ata e hapën shampanjën pasi morën përgjigje nga Komisioni Evropian për përmbushje të kritereve për liberalizim të vizave.

“Për të gjithë qytetarët që mendojnë se Qeveria e Kosovës i kishte gënjyer dua të them se ishin të gabuar. Besoj se në raste gëzimi nuk duhet të kursehemi nga hapja e shampanjës, sepse çdo suksesi shtetëror  institucionet dhe qytetarët duhet t’i gëzohen dhe duhen të festojnë”,tha Çollaku në Rubikon.

-Advertisement-

“Ky ishte momenti më i duhur. Hapja e shampanjës simbolizonte përmbushjen dhe kryerjen e punës nga ana jonë. Për mua ishte misioni i përmbushur, edhe për Ministrinë e Integrimeve dhe Qeverinë e Kosovës sa i përket punës sonë”,shtoi ai.

Çollaku tha se shampanja që ishte hapur ishte e merituar dhe e justifikuar, pasi Komisioni Evropian zyrtarisht në vitin 2016 ka deklaruar se Kosova i kishte përmbushur kërkesat për liberalizim .

“Mirëpo, në këtë proces ka pasë dy palë – kemi qenë ne dhe detyrat tona që kishim, pra obligimi ynë ishte përmbushja e kritereve. Në këtë ishim të diskriminuar si shtet në krahasim me shtetet tjera, pasi kishim dyfishin e kritereve, mirëpo nuk jemi ankuar për këtë dhe ne i kishim përmbushur të gjitha ato. Ky ishte momenti kur e morëm rekomandimin për liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian – në këtë moment puna jonë kishte përfunduar. Shampanja që kanë hapur miqtë e mi të ngushtë është tërësisht e merituar dhe e justifikuar”, shpjegoi Çollaku.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera