Çollaku: Marrëveshja pa njohje, opsion i keq dhe i rrezikshëm për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 07:56 | 07 June 2021
Opinionisti Bekim Çollaku po vlerëson se procesi i dialogut mes Kosovës e Serbisë, patjetër duhet të përfundojë me njohje reciproke mes të dyja palëve.
Referuar deklaratave të fundit të emisarit special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, se SHBA mbështet modalitet të marrëveshjes, edhe pa njohje, Çollaku për klankosova.tv, thotë se çdo epilog tjetër i këtij procesi, përveç me njohje, do ishte i dëmshëm për Kosovën dhe jo vetëm.
”Procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, patjetër që duhet të përfundoj me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve”.
”Çdo epilog tjetër i këtij procesi do të ishte i dëmshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për gjithë stabilitetin në Ballkanin perëndimor. SHBA mbetet partner i pazëvendësueshëm në këtë proces. BE në anën tjetër është ndërmjetësuesi formal i këtyre negociatave, që synim ka arritjen e një marrëveshje ndërmjet dy shteteve. Si përfundim, duhet të jemi të vetëdijshëm se BE dhe SHBA duan marrëveshje ligjërisht të obligueshme dhe pranueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
”Por, nuk janë ata që përcaktojnë përmbajtjen e marrëveshjes dhe kompromisin eventual”.
”Prandaj, atyre nuk iu pengon edhe skenari i arritjes së një marrëveshje e cila nuk rezulton me njohje reciproke për aq kohë sa dy palët pajtohen. Por ky opsion është tepër i keq dhe i rrezikshëm për Kosovën. Duke qenë i tillë, nuk duhet të merret në konsideratë fare”.
Të tjera
-
Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun, nëse e merr detyrën e emisarit
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka...
-
Tri banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe – pasuria e majme e Përparim Ramës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar ka deklaruar pas...
-
Lajçak: Aktualisht s’ka ndonjë progres për Asociacionin, pa të s’ka normalizim raportesh
“Nëse nuk ka përparim sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave Serbe,...
-
Ambasadori britanik në Serbi: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe organizatat tjera
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë se Londra...
-
Luftả e Kosovës në objektivin e fotoreporterit danez, Jan Grarup (FOTO)
Kur lufta në Kosovë përfundoi, fotoreporteri danez, Jan Grarup, mendoi se më ...
-
Konfiskohen produkte ilegale farmaceutike në veri
Inspektorati Farmaceutik në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, më 16 prill ka...
-
Dy banesa në një lagje luksoze, kjo është pasuria e deklaruar nga Liburn Aliu
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Stërvitjet ushtarake, Vuçiq flet rreth planeve për Kosovën
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka hedhur poshtë deklarimet se “vendi i...
-
Ish-kryeministri slloven Borut Pahor po synon pozitën e Lajçakut: Do të ofroj referencat e mija për dialogun Kosovë-Serbi
Ish-presidenti slloven Borut Pahor, i cili po synon pozitën që do ta lërë emi...
-
Deklarimi i çuditshëm i pasurisë nga Hysamedin Feraj: Shtëpinë e llogaritë 12 euro e 50 cent, banesën rreth 115 euro
Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 cent...
-
Gazetari serb: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se në amplitudën e tradhëtisë...
-
Hoti ngre alarmin për mungesë të investimeve kapitale, kërkon rishikim të politikave fiskale
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë ...