Lajme

Çohu: Financimi i partive politike, proces i pakontrolluar

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 12 September 2018

Organizata Çohu sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka prezantuar videografin mbi financimin e partive politike dhe ka folur mbi krijimin e raporteve klienteliste mes bizneseve dhe partive politike.

Mënyra e financimit të partive politike në Kosovë që nga krijimi i institucioneve, sipas Çohu është përcjellur me probleme dhe defekte të shumta, të cilat kanë bërë që ky proces të mbetet i pakontrolluar dhe menaxhuar siç duhet.

Financimi edhe pse i rregulluar me ligjin e vitit 2010, dhe i ndry­shuar dhe plotësuar në vitin 2012 dhe 2013, tregon shumë probleme dhe zbrazëtira juridike që po e bëjnë këtë ligj të paimplementueshëm dhe të pasuksesshëm në rregullimin e financimit të partive politike. Duke pasur parasysh që në këtë kohë janë duke u diskutuar ndryshimet në Ligjin për Financimin e Partive Politike, Çohu! adresoi problemet ekzistuese lidhur me këtë proces.

-Advertisement-

“Pavarësisht se struktura ligjore përcakton një model të caktuar të financimit, njeh kategoritë e mundshme të financimit dhe përcak­ton edhe masa disiplinore kundrejt mungesës së transparencës, Ligji për Financimin e Subjekteve Politike mbetet ndër ligjet më të pazbatuara në nivel vendi”, thuhet në njoftimin e Çohu.

Videografi i publikuar sot nga organizata Çohu! paraqet në mënyrë vizuale raportet klienteliste që kanë lindur si pasojë e moskontrollimit të financave të partive politike.

Përmes këtij videografi janë publikuar shumat e mjeteve financiare që secila parti politike ka pranuar nga biznese të ndryshme, si dhe numrin dhe vlerën totale e tenderëve që këto biznese i kanë marrë përmes procedurave të prokurimit publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera