Rozë

“Çohu Enver na bëj derman”/ Adrola Dushi sqaron postimin që ndjekësit e keqkuptuan: Nuk preferoj regjimin komunist…

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 18 June 2021

Modelja e njohur, Adrola Dushi, bëri një postim në rrjetet sociale, që është keqkuptuar nga një pjesë e ndjekësve të saj. Në postim ajo shprehet e revoltuar për shqiptarët, që sipas saj nuk dinë ta përdorin në dobi të vetes demokracinë dhe lirinë.

“Ne si Shqiptare nuk dijme ta menaxhojme lirine dhe demokracine. Cohu Enver na bej derman!”, shkruan Adrola në një postim.

E duket se fraza e fundit nuk është pritur mirë nga ndjekësit e saj, të cilët nuk e kanë kuptuar se çfarë ka dashur të thotë modelja përmes saj.

-Advertisement-

Për këtë arsye ajo është detyruar të japë një shpjegim publikisht për deklaratën e saj.

“Per storyn paraardhes, thirrja “cohu Enver” eshte absolutisht figurative dhe kjo nuk do te thote qe une preferoj regjimin komunist apo totalitarist, kjo ishte thjeshte per te shprehur shokun tim emocional/mendor sa i perket ndodhive banale qe ndodhin ne vendin tone.

Duke u perpjekur per te qene si bota, po ngaterrojme vlerat, talentin me banalitete dhe imazhin siperfaqesor qe po perpiqemi te shesim. Edhe pse eshte fraze kontradiktore per ne shqiptaret, kjo qe une permenda nuk eshte ne ligjerate te drejte por figurative sic e thashe dhe po e perdor ne nje moment te caktuar ku shoqeria jone po kalon episode te renda si jetesore, ashtu edhe kulturore”, shkruan Adrola në postim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera