Lajme

“Çohna në gjumë bërtas, çohna djersitna shumë” deklaron dëshmitari, duke rrëfyer për pasojat psikologjike nga rrahjet e maltretimet

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 05 October 2021

“Çohna në gjumë bërtas, çohna djersitna shumë”, ishte njëra nga deklaratat që dha dëshmitari i tretë i mbrojtur, W01679, gjatë seancës që po mbahet të martën në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Hagë.

Duke u përgjigjur në pyetje të mbrojtëses së viktimave, Anni Pues, dëshmitari i tretë ka rrëfyer për pasojat psikologjike të cilat tha se i bartë edhe sot e kësaj dite nga rrahjet dhe maltretimet që i ndodhën.

“Sot i barti unë janë domethënë psiqikisht kom, s’muj me flejt, sho andrra, sho përjetimet kto gjanat shumë të rënda jon, shumë të tmerrshme që i barti edhe sot. Edhe domethënë shpesh herë po duhet me nejt veç me qetësues ose me diçka”, ka thënë ai.

Ai tutje rrëfeu se zgjohet në mbrëmje duke bërtitur e djersitet shumë gjatë natës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Përjetoj për shembull shumë, për shembull ni film me kqyr ose diçka me luftë ose diçka, unë kur të shkoj në mramje me flejt në gjys natës çohna bërtat, fal familjes që e kam që më kupton dhe i ka msu kto gjana, çohna në gjumë bërtas, çohna djersitna shumë, lloj-lloj gjana. Mi kujton kto, zanat e njerëzve, kto sene mi kthen krejt”, ka thënë ai.

Sipas tij, zërat që i dëgjon janë edhe të viktimave, por edhe të njerëzve që e kanë torturuar.

“Të viktimave po, edhe të njerëzve që më kanë torturu. Në atë moment shfaqen ato zanat, ato bërtimat, ato sharjet, ato senet, shfaqën”, ka rrëfyer dëshmitari i tretë i mbrojtur.

Të tjera