CNN: Çfarë nënkupton Zelensky kur flet për neutralitet?
Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 28 March 2022
Në një intervistë të dielën me gazetarët rusë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli gjerësisht për një pikë të rëndësishme në negociatat e mundshme të paqes: mundësinë e neutralitetit për Ukrainën.
“Ne jemi të gatshëm ta pranojmë këtë”, tha Zelensky. “Kjo është pika më e rëndësishme.”
Zelensky dhe zyrtarët ukrainas kanë thënë prej kohësh se janë të gatshëm të bisedojnë për neutralitetin e Ukrainës nëse NATO nuk është e gatshme ta pranojë vendin si anëtar të Aleancës.
Kjo, në teori, do të përmbushte një nga kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin që Ukraina të heqë dorë nga aspiratat e saj për NATO.
Por nuk është aq e thjeshtë sa kaq. Zelensky gjithashtu e ka bërë të qartë se Ukraina do të refuzonte “neutralitetin” pa garanci ligjërisht të detyrueshme sigurie. Dhe me Ukrainën nën pushtimin nga Rusia, udhëheqësi ukrainas ka thënë se nuk është i interesuar për premtimet boshe.
“Unë jam i interesuar të sigurohem që të mos jetë vetëm një copë letër a la Memorandumi i Budapestit,” tha ai.
Zelensky i referohej një momenti pak të kujtuar në historinë e pas Luftës së Ftohtë. Me rënien e BRSS-së, Ukraina – të paktën në letër – erdhi në zotërim të rezervës së tretë bërthamore më të madhe në botë.
Rusia ruajti kontrollin operacional të këtyre armëve, por Ukraina nënshkroi një marrëveshje në vitin 1994 për të hequr dorë nga armët bërthamore të stacionuara në territorin e saj në këmbim të garancive të sigurisë, duke përfshirë mbrojtjen e integritetit territorial dhe pavarësisë politike të Ukrainës. Kjo është diçka që Rusia, nënshkruese e Memorandumit të Budapestit, e shkeli me vendosmëri me aneksimin e Krimesë në 2014 dhe pushtimin e Ukrainës në shkurt.
Mykhailo Podolyak, një këshilltar i lartë i Zelensky, ka thënë se garancitë e sigurisë duhet, në thelb, të përfshijnë një angazhim nga garantuesit për të ndihmuar Ukrainën në rast agresioni.
Dhe është e rëndësishme të shtohet se neutraliteti – i një lloji që Putin-i mund ta shohë të këndshëm – nuk është diçka që Zelensky thjesht mund ta ofrojë. Aspirata për anëtarësim në NATO është e sanksionuar në Kushtetutën e Ukrainës.
Kjo është ajo ku Zelensky u dha intervistuesve rusë një mësim të vogël për proceset demokratike të Ukrainës. Garancitë e sigurisë, shpjegoi ai, do të duhej të pasoheshin nga një referendum në Ukrainë.
“Pse? Sepse ne kemi një ligj për referendumet”, tha Zelensky. “Ne e kemi kaluar. Ndryshimet e këtij apo atij statusi… Dhe garancitë e sigurisë para-supozojnë ndryshime kushtetuese. E kupton apo jo? Ndryshimet kushtetuese.”
Dhe këtu qëndron dallimi. Rusia ka një sistem politik të ndërtuar rreth një njeriu – Putin – dhe Zelensky është kreu i një shteti demokratik. Edhe nëse neutraliteti është në tryezën e bisedimeve, populli ukrainas do të duhet të thotë fjalën e tij, transmeton CNN.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...