CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 21 December 2024
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të dyshuarin për vrasjen e pesë personave dhe plagosjen e më shumë se 200 të tjerëve në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë.
Kështu raporton me burime CNN.
Një burim i tha CNN se sauditët paralajmëruan Gjermaninë për individin e identifikuar nga media gjermane si Taleb në katër raste. Njoftimet, të njohura si “Shënime verbale”, iu dërguan shërbimeve gjermane të inteligjencës. Ky burim tha se të gjitha paralajmërimet u injoruan.
Burimi tha se ankesat për të dyshurain rrotulloheshin rreth pëpjekjeve të tij për të “joshur” sauditët të largoheshin nga vendi dhe feja e tyre. Sipas këtij raportimi Arabia Saudite ishte në dijeni të “perspektivës mjaft radikale” të këtij njeriu.
Paralajmërimi i parë erdhi në vitin 2007 dhe lidhej me shqetësimet e autoriteteve saudite se Taleb A. kishte shprehur pikëpamje radikale të llojeve të ndryshme.
Taleb al-Abdulmohsen është identifikuar si i dyshuari për sulmin në Magdeburg.
Motivi i sulmit është ende i paqartë, por autoritetet besojnë se ai ka vepruar i vetëm.
Me origjinë nga Arabia Saudite, ai mbërriti në Gjermani në vitin 2006 dhe në vitin 2016 u njoh si refugjat. Prokurori Horst Walter Nopens thotë se ata janë ende duke punuar për të sqaruar motivin, por thotë se i dyshuari mund të ketë qenë i pakënaqur “me trajtimin e refugjatëve nga Arabia Saudite dhe mënyrën se si ata janë trajtuar në Gjermani”.
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, u tha gazetarëve se është “e qartë të shihet” se i dyshuari ka pikëpamje “islamofobike”.
I dyshuari është një kritik i hapur i Islamit në mediat sociale dhe ka promovuar teori konspirative në lidhje me një komplot të dyshuar nga autoritetet gjermane për të islamizuar Evropën.
Media gjermane Der Spiegel tha se një ankesë ishte paraqitur kundër al-Abdulmohsen një vit më parë mbi deklaratat për të cilat zyrtarët arritën në përfundimin se nuk përbënin një kërcënim konkret.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...
-
VV-ja bëhet anëtare e Internacionales Socialiste, e falënderojnë kryeministrin spanjoll për mbështetje
Lëvizja Vetëvendosje është bërë anëtare me të drejta të plota e Internacional...