Lajme

Çmimi për prodhimin e rrymës për tre muaj u rrit mbi 17%

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 06 December 2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka bërë të ditur se indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë është ngritur për 11.3 për qind në tre muajt korrik-shtator.

Ndërsa, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, prodhimi i rrymës është shtrenjtuar mbi 17 për qind.

Sipas ASK-së, ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike janë vërejtur tek energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 46.9 për qind, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve elektrike 5.8 për qind.

-Advertisement-

Rritje është shënuar edhe tek prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 5.4 për qind, produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve 1.6 për qind, prodhimi i produkteve minerale jo metalike 0.5 për qind, prodhimi i pijeve 0.2 për qind, dhe prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës 0.1 për qind.

Përveç ngritjeve nga ASK-ja është thënë se është shënuar edhe ulje në çmime.

“Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-21.3%); prodhimi i mobilieve (-4.7%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (-3.8%); prodhimi i metaleve (-1.3%); përpunimi i produkteve ushqimore (-0.9%)”.

“Prodhimi i produkteve kimike (-0.8%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-0.6%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (-0.4%)”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Gjithashtu, me 8 shkurt, me pesë vota për dhe asnjë kundër, Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë, ka marr vendim shtrenjtimin e tarifës së energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kW në muaj.

Edhe më 16 nëntor, zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka marrë vendim që të gjobit KESCO-n me 8.4 milionë euro dhe KEDS-in me 2.7 milionë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera