Çmimi i UNESCO-s për Arsimimin e Vajzave dhe Grave 2021, mbështetje për një rol unik të tyre
Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 17 October 2021
Bashkëshortja e kryetarit të shtetit të Kinës, znj. Peng Liyuan, njëkohësisht e dërguara e posaçme të UNESCO-s për arsimimin e vajzave dhe grave, u ftua të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimit të UNESCO-s për Arsimimin e Vajzave dhe Grave për vitin 2021 dhe mbajti një videofjalim në Pekin .
Zonja Peng uroi fillimisht fituesit nga Brazili dhe Mozambiku. Ajo u shpreh se qysh nga themelimi në vitin 2015, Çmimi i UNESCO-s për Arsimimin e Vajzave dhe Grave ka pasur vazhdimisht një ndikim pozitiv dhe ka frymëzuar më shumë njerëz që t’i përkushtohen arsimimit të vajzave dhe të grave. Qindra e mijëra vajza dhe gra kanë zotëruar njohuri e mjeshtëri dhe kanë fituar aftësinë e besimin për të ndryshuar fatin e tyre dhe për të ndjekur ëndrrat e tyre. Gjithnjë e më shumë njerëz kujdesen dhe japin mbështetje për arsimimin e vajzave e të grave, duke bashkuar forcat që promovojnë barazinë gjinore në arsimin global. Fillimi i bashkëpunimit midis Kinës dhe UNESCO-s për Çmimin për Arsimimin e Vajzave dhe Grave është një pikënisje e re dhe do t’i japë një shtysë të re arsimimit të vajzave dhe grave, theksoi Peng Liyuan. Ajo shprehu shpresën se bashkësia ndërkombëtare do t’i kushtojë më shumë vëmendje dhe do të mbështesë edukimin e vajzave e grave, duke dhënë kontribut të mëtejshëm në realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së 2030.
Drejtorja e përgjithshme e UNESCO-s Audrey Azoulay u shpreh në fjalimin e saj se mbështetja e qeverisë kineze për krijimin e Çmimit për Arsimimin e Vajzave dhe Grave përhap shpresë dhe ka luajtur një rol unik në ndihmën ndaj grave dhe fëmijëve për të realizuar ëndrrat e tyre, veçanërisht në përgjigjen ndaj sfidave të epidemisë. “Falënderoj qeverinë kineze për investimin e saj të vazhdueshëm dhe për nisjen e fazës së dytë të Çmimit për Arsimimin e Vajzave e Grave, dhe falënderoj profesore Peng Liyuan-in për mbështetjen e saj të fortë,” u shpreh Audrey Azoulay.
Çmimi për Arsimimin e Vajzave dhe Grave, i krijuara nga Kina në bashkëpunim me UNESCO-n, është çmimi i vetëm i kësaj organizate në fushën e promovimit të edukimit të vajzave e grave. Ky çmim ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e konceptit të barazisë gjinore në arsim e të përvojës praktike, si edhe në zbatimin i përparësive globale për barazinë gjinore, duke tërhequr vëmendje të madhe dhe duke u vlerësuar lart nga bashkësia ndërkombëtare.
Të tjera
-
Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vd*ekje 44-vjeçarin në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Numërohen 38% të votave, këto janë rezultatet e para
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-z...
-
‘Vr*asje me qëllim hakmarrje’, ky është i dyshuari që e goditi për vd*ekje një person në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Arrestohet burri që i su lmoi dy gra në një parking të Prishtinës, dyshohet se i shkaktoi dy aksidente
I dyshuari që sulmoi fizikisht dy gra në një parking në rrugën “Sylejman Voks...
-
Sanduloviq: SHBA do të leshojnë urdhërarrest ndaj Aleksandar Vuçiq
Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane Serbe, ka shkruar të mërkurë...
-
Ky është personi që u godit nga vetura në Pejë
Ka ndërruar jetë, personi i cili u godit nga një veturë në orët e pasditës në...
-
E rëndë në Pejë: Humb jetën një person, dyshohet se u godit qëllimshëm nga një veturë
Një person ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve ...
-
Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e k vlerësuar produktiv taki...
-
Deri në orën 18, në Maqedoninë e Veriut votuan 47,61% e qytetarëve
Deri në orën 18:00, te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriu...
-
Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin gjerman në Kosovë, ...
-
Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë, NATO mbështet dialogun e BE-së
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në një video-adres...
-
Dardan Krivaça kundër të gjithëve në gjykatë: Po më shkelen të drejtat
Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ka vazhduar gjykimi kundër Dar...