Ekonomi

Çmimi i naftës në Kosovë arrin shifra rekorde

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 05 May 2022

Çmimet e derivateve vazhdojnë të rriten çdo ditë e më shumë në Kosovë.

Sot një litër naftë në një nga pompat e derivateve në Prishtinë shitet për 1 euro e 73 cent, duke shënuar kështu çmim rekord.

Çmimet e derivateve janë rritur ndjeshëm pas luftës në Ukrainë.

-Advertisement-

Përkundër uljes së çmimeve në bursën ndërkombëtare, ajo në shumicën e rasteve nuk reflekton edhe në Kosovë.

Partitë opozitare i kanë kërkuar kryeministrit Kurti heqjen e akcizës për naftë për së paku disa muaj.

Në Shqipëri është protestuar kundër rritjes së çmimeve e veçanërisht të naftës, ndërsa në Maqedoninë e Veriut këto çmime janë dukshëm më të lira. /Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera