Çmimet e ushqimeve dhe burimeve të energjisë do të vazhdojnë të rriten në Maqedoni
Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 16 April 2022
Çmimet e ushqimeve dhe burimeve të energjisë do të vazhdojnë të rriten, borxhi publik i Maqedonisë së Veriut do të arrijë në 63.5 % të Prodhimit Bruto Vendor, ndërsa hendeku buxhetor do të zgjerohet.
Ministri i financave, Fatmir Besimi thotë se shenjat e para flasin për stagflacion, gjegjësisht se rritja ekonomike e vendit është duke u ngadalësuar kurse në anën tjetër norma e inflacionit rritet. Për krijimin e masave të reja për ndihmë, do të shkurtohen projektet kapitale dhe shpenzimet joproduktive. Mbi një muaj pritet lëshimi i eurobondit, por për momentin normat e interesit janë të larta, shprehet Besimi.
“Është e qartë se me rishikimin e buxhetit do të shkojmë me rritjen e deficitit dhe kjo s’mund të evitohet, që të mundemi në kohë të reagojmë. Nëse flasim për financim prej 600 milionë eurove për dallim nga 1,3 deri 3,5%, më pas, me rëndësi janë 25 milionë euro vetëm për norma interesi, asgjë të mos ndodhë, nesër të dalim në treg, do të paguanim më tepër, ne një muaj të gatshëm me dokumente nuk dalim në treg sepse në këtë mënyrë do të kemi shpenzime shtesë”, deklaroi Fatmir Besimi- ministër i financave.
Guvernatorja e BPRM-së thotë se pas një dekade të normave të tilla të inflacionit, nevojiten masa për qytetarët më të rrezikuar. Pas vendimit të djeshëm për rritjen e normës së interesit, Bezhovska thotë se do të monitorohen lëvizjet për aktivizim të mundshëm të politikës monetare.
“Tani është shumë e rëndësishme që të merren masa, kjo është goditje e re e ofertës me të cilën fatkeqësisht po përballemi sërish dhe duhet të merren masa sidomos për të neutralizuar efektet në segmentet që janë më të prekura, kategoritë më të cenueshme, por në anën tjetër duhet me kujdes të përcaktohet hapësira për përdorimin racional të të gjitha mjeteve në dispozicion të shtetit”, tha Anita Angellovska Bezhovska- guvernatore e RMV-së.
Inflacioni sipas të dhënave statistikore muajin e kaluar arriti në 8.8 për qind. Rritja më e madhe e çmimeve të ushqimeve bazë, qumështi me 7.3 për qind, buka me 5 për qind, vaji me 1.8 për qind dhe perimet dhe frutat me 1.3 për qind. Përveç ushqimeve, karburantet janë rritur me 6.1 për qind ndërsa gazi për amvisëri me 8.2 për qind./Alsat.mk/
Të tjera
-
Gjykimi për dallavere me patentë shofer, të akuzuarit deklarojnë se MI-së nuk i shkaktuan dëm buxhetor
Në këtë rast, ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Minist...
-
Vd es një 42 vjeçar në Suharekë, ra në kontakt me rrymën elektrike
Një 42 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Ngjarja e r...
-
Haiziri tregon kur mund të mbahen zgjedhjet
Mundësia për zgjedhje të parakohshme duket të mos jetë e mundur aktualisht. ...
-
Vuçiq i bindur te fitorja e tij në zgjedhje: Hapini kutitë, mund t’i numëroni 100 herë
Një ditë pas triumfit në zgjedhjet e pjesshme lokale, presidenti i Serbisë, A...
-
Kurti thotë se kompania turke “Baykar” është adresë e duhur për armatim: Kur do të blejmë e sa, merret vesh më vonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kompania turke “Baykar”,...
-
Sveçla “ndërron temë”, publikon pamje të maleve të Veriut
Derisa në vend po debatohet rreth telefonatës së Mimoza Kusari-Lilës dhe Mila...
-
Valon Syla ka një pyetje për Albin Kurtin: Pse e merr me vete në çdo takim Kusari-Lilën?
Valon Syla, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7, për bisedën e publikuar ku...
-
Dalin pamjet e adoleshentit nga Fushë Kosova që u rra hë me grushte nga disa persona
Një prind në Fushë Kosovë ka raportuar se disa persona ia kanë rrahur djalin....
-
Paralajmërimet për hapjen e Urës së Ibrit, ish-Komandanti i KFOR’it Bühler: Qeveria duhet t’i dëgjojë këshillat e aleatëve
Ura e Ibrit është mbyllur qe shumë vite për qarkullim të veturave, mirëpo vit...
-
Haxhiu viziton nënën e Eronës që u v*a nga ish-partneri i saj: Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me vajzën dhe nipin
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot nënën e Erona Coklit...
-
Të ardhurat mesatare do të bien me 19% për shkak të ndryshimit klimatik
Të ardhurat mesatare në mbarë botën do të pakësohen me një të pestën deri në ...
-
Në Serbi po kryhen arrestime për akuza të panjohura në Kosovë
Pikëkalimi mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, është një prej zonave ku autorit...