Lajme

Çmimet e teksteve të papërballueshme – zv.ministri tregon si të aplikojnë prindërit që të rimbursohen

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 21 August 2023

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi tha se mjetet për blerjen e teksteve shkollore do të paguhen nga buxheti i shtetit përmes rimbursimit.

Ai ka sqaruar se Ministria është duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë e kalimit të përgjegjësisë për blerjen e teksteve shkollore te prindërit.

Kelmendi në një konferencë për medie bashkë me ministren Arbërie Nagavci, tha se procesi për aplikim në platformën e-Kosova nuk do të zgjasë më shumë se 10 minuta.

-Advertisement-

Librat shkollorë do blihen nga prindërit, paratë do t’ua transferojë në xhirollogari Ministria e Arsimit

Ai konfirmoi se ka dështuar procesi i negocimit për blerjen e librave shkollore direkt nga Ministria e Arsimit, madje ka akuzuar shtëpitë private botuese për çmime të papërballueshme të teksteve shkollore.

“Jemi duke e shqyrtuar mundësinë që mjetet për blerjen e librave të kalojnë drejtpërdrejt për prindërit. Në bashkëpunim me Ministrinë e Financave jemi në përfundim të modulit për aplikim në platformën e-Kosova dhe shumë shpejt do ta bëjmë publik linkun ku mund të aplikojnë të gjithë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve”.

“Ne edhe këtë vit kemi zgjedhur një kryenegociues nga MAShT-i, i cili ka negociuar për çmimin e librave shkollore veç e veç për secilin libër. Edhe pas shumë tentimeve për të zbritur çmimet në nivelin e përmballueshëm për buxhetin e ndarë për tekstet shkollore, shtëpitë botuese nuk kanë pasur mirëkuptim. Madje, së fundmi ata na kanë dërguar letër se çmimet e tyre janë të panegociueshme më tutje. Kjo situatë është e papërballueshëm për MAShT-in dhe buxhetin e shtetit. Për shembull libri Shtëpia dhe Mjedisi, bashkë me fletoren ndihmëse kap shifrën e 27 euro. Sigurisht kjo shifër është e papërballueshme për buxhetin e shtetit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera