Çmimet e naftës rriten pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit
Autori: Gazeta inFokus
10:31 | 09 October 2023
Çmimet e naftës janë rritur për shkak të situatës në Izrael dhe Gazës.
Nafta e papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar, u rrit me 2.50 dollarë për fuçi në 87.05 dollarë, ndërsa çmimet në SHBA u rritën gjithashtu. Izraeli dhe territoret palestineze nuk janë prodhues të naftës, por rajoni i Lindjes së Mesme përbën pothuajse një të tretën e furnizimit global.
Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit ishte përshkallëzimi më i madh midis dy palëve për dekada, ku vendet perëndimore i dënuan këto sulmet. Një zëdhënës i Hamasit, grupi militant palestinez, i tha BBC-së se grupi kishte mbështetje të drejtpërdrejtë për lëvizjen nga Irani, një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë.
Irani mohoi përfshirjen në sulm në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork të dielën, raportoi Reuters, por presidenti iranian Ebrahim Raisi ka shprehur mbështetjen për sulmin.
Analisti i energjisë Saul Kavoniç i tha BBC-së se çmimet globale të naftës janë rritur për shkak të përshkallëzimit më të gjerë të situatës, që mund të përhapet në vendet e afërta të mëdha prodhuese të naftës si Irani dhe Arabia Saudite.
Sot në mëngjes, çmimi i naftës së papërpunuar të Teksasit Intermediate, pikë referimi në SHBA, u rrit 2,70 dollarë për fuçi në 85,50 dollarë.
“Nëse konflikti përfshin Iranin, i cili është akuzuar për mbështetjen e sulmeve të Hamasit, deri në 3% të furnizimit global të naftës është në rrezik,” shtoi z. Kavonic.
Caroline Bain, kryeekonomiste e mallrave në Capital Economics, i tha programit të BBC-së Today se Irani kishte rritur prodhimin e naftës gjatë këtij viti, pavarësisht sanksioneve të SHBA. Bain tha se Capital Economics priste që kërkesa për naftë të tejkalojë ofertën në tre muajt e fundit të vitit dhe kjo duhet të mbështesë çmime më të larta.
Kavonic tha se rreth një e pesta e furnizimit global do të mbahej peng nëse kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë jetike e tregtisë së naftës, ndërpritet. Ngushtica e Hormuzit është vendimtare për eksportuesit kryesorë të naftës në rajonin e Gjirit, ekonomitë e të cilëve janë ndërtuar rreth prodhimit të naftës dhe gazit.
Pasiguria se si mund të zhvillohen ngjarjet në ditët në vijim mund të nxisë gjithashtu investimet në bonot e thesarit të SHBA-së dhe dollarin, të cilat investitorët tradicionalisht i blejnë në kohë krize, tha James Cheo nga banka HSBC. Të hënën, banka qendrore e Izraelit tha se do të shesë deri në 30 miliardë dollarë valutë të huaj në një përpjekje për të qetësuar tregjet dhe për të mbështetur monedhën e vendit, shekelin, e cila ka rënë ndjeshëm.

T� tjera
-
“Kështu është kur mbetesh pa miq e aleatë”, Rrezarta Krasniqi reagon për këngën serbe kundër Kosovës në një forum të BE-së
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Gruaja në Bordin e BQK-së e burri në TEB, mbi 127 mijë euro të hyra nga pagat e bonuset e majme
Në Kosovë, një nga vendet më të varfra të kontinentit evropian, të cilën e qe...
-
Presidentja takohet me ambasadoren e Izraelit, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
Presidentja Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit n...
-
KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”
Komisioni i Pavarur për Media (KPM), lidhur me rastin e Televizionit Dukagjin...
-
Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor
Komisioni Europian ka shprehur keqardhje për interpretimin e këngës nacionali...
-
Eurodeputeti: Kosova meriton respekt të plotë, meloditë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit minojnë frymën e pajtimit rajonal
Deputeti i Parlamentit Europian, Ilhan Kyuchyuk i ka dalë në mbështetje Kosov...
-
26-vjeçarja që u arrestua për drogë me Astrit Haraqijën, motra e ish-kandidates për deputete
Kjo grua që po hyn në objektin e Gjykatës në Prishtinë, është një nga gjashtë...
-
Rama njofton se është anuluar takimi në Athinë për “Prishtina 2030”: Kurti dhe Qeveria duhet të japin llogari
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është anuluar takimi në A...
-
Hykmete Bajrami akuzon Qeverinë për kapjen e ZRRE-së dhe KOSTT-it: Sot tregoi kujt i ka shërbyer për 7 vjet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...
-
Rasti i rëndë i 26-vjeçares në Prizren, Spitali del me të dhëna të detajuara
Spitali i Prizrenit është deklaruar në lidhje me vdekjen e 26 vjeçares si dhe...
-
E rëndë në Prizren: 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës
Një 26-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, pasi...
-
Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar pa...

































