Çmimet e larta të karburanteve në tregun e Shqipërisë me pasoja në ekonomi
Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 09 August 2017
Konfindustria shpreh shqetësimin e saj për vazhdimësinë e cmimeve mjaft të larta të karburanteve në tregun vendor me pasoja të drejtpërdrejta të rënda në zhvillimin ekonomik te vendit.
Gjergj Buxhuku Administrator i Pergjithshem i Konfindustrisë ka thenë se çmimet e larta në tregun vendor janë në kundërshtim të plotë me kahjet e forta rënëse dhe cmimet e ulta të karburanteve prej një kohe të gjatë në tregjet boterore. Vetëm në 5 mujorin e parë të 2017 cmimi botëror i naftës ka rënë me 20% pa asnjë pasqyrim në tregun shqiptar.
“Eshtë e papranueshme, që Shqipëria edhe pse është një vend me rezerva të konsiderueshme të naftës dhe vend me nivel të ulët të jetesës, sot është vendi me cmimin më të lartë të karburanteve në rajon dhe në vendin e 25 në shkallë botërore për shtrenjtësi sipas vlerësimit të agjencive ndërkombëtare të fushës”, ka theksuar Buxhuku.
Konfindustria vlerëson, se cmimi i lartë i karburanteve bashkuar me cilësinë mjaft të dobët të tyre, përbën një arsye madhore, që rrit koston e prodhimeve&shërbimeve të industrive vendore dhe godet ashpër mirëqenien e qytetarëve shqiptare.
Njëkohësisht, cmimet e larta të karburanteve janë arsyet e rëndesishme, që ulin ndjeshëm fuqinë konkuruese të vendit në tërheqjen e investimeve të huaja.
Konfindustria vlerëson, se duhet të jetë objektiv strategjik i qeverisjes pas zgjedhjeve të 25 qershorit përmirësimi thelbesor i mënyrës së sotme të ndërtimit të funksionimit, vëzhgimit dhe rregullimit të tregut strategjik të karburanteve.
Buxhuku ka theksuar se tregu i karburanteve është më i madhi në ekonominë shqiptare me mbi 1 miliard euro/qarkullim vjetor dhe 10% te PPB dhe me ndikim te drejtperdrejte në gjithë sektorët e ekonomisë kombetare.
Të tjera
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...
-
42-vjeçari në Drenas dyshohet se u vetëplạgos me ạrmën ilegale në veturë
Një person në Drenas ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur. ...
-
Shifra shqetësuese: 1 mijë e 333 nxënës braktisin shkollën, shumë të tjerë përsëritës të vitit
Nga klasa e parë deri në të 9-n, për këtë vit shkollor kanë përsëritur vitin ...
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Do...