Lajme

Çmimet e energjisë elektrike në rajon, ku renditet Kosova?

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 12 October 2021

Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy shtetet që e kanë energjinë elektrike për familjarët, më të shtrenjtën në rajon, sipas tabelave të publikuara në faqen e Institutit Europian të Statistikave, Eurostat.

Në fund të vitit 2019, një kilovat orë energji në Mal të Zi kushtonte 0.085 euro dhe në Shqipëri, 0.078 euro (pa përfshirë taksat). Energjia për familjarët është më e lira në Kosovë, me 0.053 euro/kvh. Më pas renditet Serbia (0.055 euro), Maqedonia e Veriut (0.067 euro) dhe Bosnjë-Hercegovina (0.073 euro).

Sipas të dhënave të Eurostat, në krahasim me 6-mujorin e parë 2015, çmimet e energjisë elektrike për familjarët (pa përfshirë taksat) për Shqipërinë janë rritur me rreth 15% deri në fund të 2019-s. Në 6- mujorin e parë të 2015-s, çmimi mesatar ishte 0.0676 euro për kilovat orë dhe në gjysmën e dytë të 2019-s arriti në 0.0778 euro.

-Advertisement-

Në Europë, më e lira është Ukraina (0.041 euro/kvh), Gjeorgjia (0.052) dhe e treta më e lira është Kosova.

(1.6 herë më shumë se në Shqipëri dhe 2.4 herë më shumë se në Kosovë) për vitin 2019. Energjia është më e shtrenjtë në Irlandë (0.213) dhe më e lirë në Bullgari (0.8 euro/kvh) deri në fund të 2019-s.
Sipas Eurostat, çmimi i energjisë në BE-27 varet nga një sërë kushtesh të ndryshme të ofertës dhe kërkesës, duke përfshirë situatën gjeopolitike, përzierjen kombëtare të energjisë, diversifikimin e importit, kostot e rrjetit, kostot e mbrojtjes së mjedisit, kushtet e rënda të motit, ose nivelet e akcizës dhe taksimit

Kriza e energjisë

E gjithë Europa ka hyrë në një krizë të thellë energjie për shkak të kufizimit të burimeve të prodhimit dhe rritjes së shpejtë të kërkesës pas pandemisë. Dimri i ftohtë në Europë dhe në Azi çoi në uljen e rezervave të gazit, ndërsa rimëkëmbja ekonomike nga pandemia ka rritur kërkesën dhe shpejtësia më e ulët e erës në Europë këtë verë, ka zvogëluar prodhimin e energjisë së rinovueshme.

Çmimet e gazit natyror në Europë janë rritur, duke shtuar frikën e një krize të mundshme karburanti në dimër dhe duke rrezikuar gjithashtu rimëkëmbjen ekonomike. Javën e kaluar, çmimet e gazit arritën gati 10 herë më të larta që nga niveli i tyre në fillim të vitit. Ato u ulën prapë pasi Putin sinjalizoi se Gazprom mund të rriste furnizimet.

Edhe energjia elektrike është bërë më e shtrenjtë në Europë. Në Bursën e Hungarisë, që është tregu ku Shqipëria blen energji, çmimi ka arritur në rreth 220 euro/megavat orë, nga rreth 50 – 60 euro/megavat orë në muajt e parë të vitit.

Qeveria shqiptare shpalli emergjencën për furnizim të premten (8 tetor) deri më 15 prill 2022, duke pezulluar planet e investimit të tre kompanive publike. Ministria e Financave duhet të sigurojë mekanizmat financiarë për importet.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të ketë rritje të çmimit për konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla, ndërsa për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të japë një mbështetje prej 100 milionë euro këtë vit dhe 100 milionë euro vitin e ardhshëm për të garantuar sigurimin e pandërprerë me energji./Monitor/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera