Çmimet e energjisë elektrike në Kosovë më të lirat në Rajon dhe Evropë
Autori: Gazeta inFokus
10:56 | 20 Shtator 2023
Sipas Zyrës së Statistikave të Komisionit Evropian (Eurstat), Kosova kishte bindshëm çmimet më të lira të energjisë elektrike në Evropë, për vitin 2022, kur edhe janë bë matjet e fundit vjetore. Çmimet mesatare për shpenzimin mesatar të konsumit janë 6 cent për kilovat/orë që është afro 25 për qind më lirë se e dyta më e lira, që është Serbia me çmim 7 cent për kilovat/orë. Shqipëria, Bosna e Hercegovina dhe Mali i Zi kanë çmimet nga 8 cent për kilovat/orë apo më tepër se 35 për qind më shtrenjtë se në Kosovë. Maqedonia e Veriut është edhe më e shtrenjtë, duke shënuar çmimi prej 10 cent për kilovat/orë që i bie afro 70 për qind më shtrenjtë se Kosova.
Në këto matje janë të përfshirë vetëm konsumatorët e përmasave të mesme me një konsum vjetor prej 2500 kWh deri në 4999 kWh.
Të gjitha vendet e BE-së kanë çmime së paku dyfish më të larta se Kosova. Vendi më i populluar i BE-së, Gjermania ka një çmim prej 28 cent për kilovat/orë apo 4.75 herë më tepër se në Kosovë.
Ndërkohë, Danimarka, Belgjika dhe Italia janë tri vendet e Bashkimit Evropian të cilat vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë për energji elektrike, bazuar në të dhënat e Eurostat-it për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2022. Kurse sa i përket Rajonit, çmimet më të larta të energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiakë i kanë Romania, Greqia dhe Kroacia.
Sipas Eurostat, në Danimarkë, 1 kilovat/orë energji elektrike kushton mesatarisht 47 cent, në Belgjikë 42 cent, kurse në Itali çmimi arrin në 33 cent.
Në Kosovë, çmimi për kilovat/orë është 6 cent, që i bie se është gati pesëfish më i ulët se në Romani, ku 1 kilovat/orë kushton 29 cent.
Çmimet në Evropë:
Kosova – 0.06 € kWh
Serbia – 0.07 € kWh
Bosnja dhe Hercegovina – 0.08 € kWh
Shqipëria – 0.08 € kWh
Mali i Zi – 0.08 € kWh
Hungaria – 0.09 € kWh
Bullgaria – 0.10 € kWh
Maqedonia e Veriut – 0.10 € kWh
Malta – 0.12 € kWh
Holanda – 0.12 € kWh
Islanda – 0.12 € kWh
Kroacia – 0.13 € kWh
Polonia – 0.15 € kWh
Sllovakia – 0.16 € kWh
Sllovenia – 0.17 € kWh
Portugalia – 0.19 € kWh
Finlanda – 0.19 € kWh
Norvegjia – 0.19 € kWh
Luksemburgu – 0.19 € kWh
Franca – 0.19 € kWh
Austria – 0.20 € kWh
Moldova – 0.20 € kWh
Lituania – 0.20 € kWh
Suedia – 0.20 € kWh
Lihtenshtajn – 0.22 € kWh
Estonia – 0.22 € kWh
Greqia – 0.23 € kWh
Latvia – 0.25 € kWh
Qipro – 0.28 € kWh
Gjermania – 0.28 € kWh
Romania – 0.29 € kWh
Irlanda – 0.30 € kWh
Çekia – 0.31 € kWh
Spanja – 0.32 € kWh
Italia – 0.33 € kWh
Belgjika – 0.42 € kWh
Danimarka – 0.47 € kWh

T� tjera
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...































