Lajme

Çmimet e derivateve në Kosovë, naftëtarët thonë se ka trend të rënies

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 15 August 2023

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë, po pësojnë ndryshime të shpeshta . Çmimet aktuale sillen nga 1.42 cent deri në 1.49 cent dieseli. Ndërsa çmimet e benzinës janë nga 1.42 deri në 1.48 cent.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ka thënë për “Indeksonline” se ditëve të fundit ka pasur ngritje të çmimeve të derivatëve , por se trendi është në rënie.

“Këto çmime janë që tri- katër ditë. Trendi sipas të gjitha gjasave tregon se do të ketë një rënie të lehtë të çmimit të derivateve të naftës. Ka pasur ngritje të çmimeve javën e fundit, por dje ka pasur rënie të lehtë dhe se trendi, duke u bazuar në Berzë është në rënie. Besojmë dhe shpresojmë që do të kemi një çmim më të lirë”, ka thënë Berjani.

-Advertisement-

Berjani më tej thotë se lëvizja e çmimeve të derivateve nuk varet nga ta, por se ato varen nga Organizata Prodhuese OPEK dhe çmimet në Berzë.

“Kjo nuk varet nga ne. Kjo varet nga Organizata Prodhuese OPEK dhe Berzës. Ata e përcaktojnë çmimin. Ne jemi vetëm tregtarë në territorin e Republikës së Kosovës”, thotë Berjani.

Megjithatë thotë se çmimet e drivateve të naftës në Kosovë, vazhdojnë të jenë më të lirat në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut.

“ Mund të them lirisht se qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmimet me të lira në regjion, përveç Maqedonisë Veriore, e cila e ka akcizën më të ultë”, tha Berjani.

Ndryshe çmimet e derivateve në Maqedoninë Veriore janë 1.29 cent dieseli dhe 1.39 benzina.

Shqipëria- 1.85 cent benzina dhe 1.89 dieseli.

Mali i Zi- 1.62 cent benzina 1.70 cent dieseli

Serbia- 1.61 cent benzina dhe 1.71 cent dieseli

Bosna dhe Hercegovina 1.43 cent benzina dhe 1.44 cent dieseli

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera