Lifestyle

Çmim rekord prej 6,1 milionë euro për një pikturë “blu” të Soulages

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 08 June 2017

Paris, 8 qershor – Një pikturë e francezit, Pierre Soulages e vitit 1962 ka thyer rekordin për një vepër të artistit duke u shitur me 6,1 milionë euro dje në mbrëmje, gjatë një shitje në ankand tek ”Sotheby’s” Francë.

Piktura 162×130 centimetra, “14 prill 1962″, ku e zeza është kombinuar me një blu të shndritshme, u vlerësua rreth dy-tre milionë euro.

Rekordi i mëparshëm ishte mbajtur nga një tjetër vepër “blu” e artistit francez, “Piktura, 21 nëntor 1959″, blerë 5,1 milionë euro (6,7 milionë dollarë) në vitin 2013, vënë në shitje nga shtëpia e ankandeve ”Sotheby’s” në Londër.

-Advertisement-

Kjo vepër e Pierre Soulages, 97 vjeç, një prej artistëve kontemporanë francezë më të njohur në botë, bënte pjesë në koleksionin personal të galeristit të tij amerikan.

Kootz, i cili përfaqëson gjithashtu Mark Rothko, Willem de Kooning dhe Robert Motherwell, do ta ruajë deri në vdekjen e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera