CMG: Rritja e PBB-sën, tregues i qëndrueshmërisë ekonomike

Autori: Gazeta inFokus
13:52 | 18 January 2023
Sipas të dhënave të ekonomisë kombëtare në vitin 2022, të publikuara të martën nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës, PBB-ja e Kinës i kaloi 121 trilionë juanët, duke u rritur 3 për qind në krahasim me vitin 2021, llogaritur në bazë të çmimeve të pandryshuara.
Kjo rritje nuk u realizua lehtësisht në sfondin e shumë faktorëve negativë, si situata e turbullt gjeopolitike, shtimi i rreziqeve për rënien e ekonomisë botërore, gjendja e ndërlikuar e epidemisë në vend .Në sferë globale, rritja e ekonomisë kineze prej 3 për qind do të jetë më e lartë se treguesit e shumicës së ekonomive kryesore të botës, duke shfaqur qëndresë të madhe dhe gjallëri të fortë, komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një artikull
Në përgjithësi, ekonomia kineze përparoi në mënyrë të qëndrueshme në vitin 2022. Nga njëra anë, ajo realizoi rritjen e arsyeshme duke ruajtur qëndrueshmërinë e përgjithshme në punësim dhe çmime. Vitin e kaluar u shtuan 12 milionë persona të punësuar në qytet, duke kapërcyer objektivin prej 11 milionë vendesh të reja pune urbane. Njëkohësisht, kur ekonomitë e tjera kryesore u përballën me inflacionin, çmimet e konsumit në Kinë u ngritën vetëm 2 për qind në mbarë vitin. Vjet, investimet në pasuri fikse u shtuan në mënyrë të qëndrueshme dhe ndër to, investimet në infrastrukturë dhe manifakturë patën rritje mbi 9 për qind.
Me zbatimin e thellë të strategjisë së zhvillimit me novacionin si forcë lëvizëse, risitë kanë luajtur një rol gjithnjë e më të madh në drejtimin e ekonomisë kineze. Vlera e shtuar e sektorit të manifakturës me teknologji të lartë në përmasë të madhe pati një rritje më të lartë se niveli tërësor i manifakturës në përmasë të madhe, ndërkohë që edhe investimet në industrinë e teknologjisë së lartë u rritën më shpejtë se investimet në përgjithësi. Kjo tregon përfitimet e sjella nga industria e teknologjive të reja dhe të larta.
Po më 2022, vëllimi i shitjes me pakicë të mallrave fizike ndërmjet internetit zuri 27.2 për qind të vëllimit të përgjithshëm të shitjes me pakicë të artikujve të konsumit, 2.7 pikë përqindjeje më shumë në krahasim me vitin 2021, çka mishëron ndryshimin e jetës së kinezëve të sjellë nga ekonomia digjitale.
Me hyrjen në fazën e re të masave të kontrollit të epidemisë në Kinë, po shtohet gjallëria ekonomike, komenton CMG-ja. Aktualisht kanë rifilluar funksionimin mbi 80 për qind e linjave të brendshme ajrore në vend. Gazeta amerikane “The Washington Post” u shpreh: “Shenjat tregojnë se ekonomia kineze është në gjallërim e sipër. Në qytetet e mëdha fluksi i udhëtarëve në metro u kthye në nivelin normal. Konsumatorët që kanë kursyer, kanë potencial për konsum”.
Shumë ndërmarrje të huaja në Kinë e kanë treguar optimizmin e tyre për ekonominë kineze me veprime konkrete. Grupi gjerman “Bosch” planifikon të lokalizojë në Kinë teknologjitë e përparuara të nivelit botëror dhe të vazhdojë të shtojë investimet në tregun kinez. Irina Ananyeva, zëdhënësja e kësaj kompanie shprehu besimin e plotë për perspektivën e tregut kinez, sepse “Kina, si tregu më i madh i automjeteve në botë, ka plot gjallëri dhe elasticitet. Pavarësisht nga ndryshimi i ndërlikuar i mjedisit ndërkombëtar dhe mungesa e forcës nxitëse të ekonomisë globale, Kina ka besim që do të realizojë përmirësimin tërësor të ekonomisë në vitin e ri, duke u mbështetur te baza e fortë materiale, tregu kolosal, përfitimet nga thellimi i reformës e hapjes dhe përvoja e pasur në makrokontroll.

Të tjera
-
Mbi 100 propozime të reja për listën e barnave esenciale
Mbi 100 propozime të reja janë bërë në kuadër të listës së barnave esenciale,...
-
257 policë u hetuan gjatë vitit 2022, 100 prej tyre u arrestuan
257 zyrtarë policor janë hetuar gjatë vitit 2022 nga Inspektorati Policor i K...
-
Albin Kurti flet për sulmin me armë zjarri ndaj Top Channel: Jam tronditur…
Kryeministri Albin Kurti në një lidhje direkte me emisionin “Wake Up”, ka...
-
Kurti për marrëveshjen në Ohër: Ka shumë mos kuptime, keqkuptime, keqinterpretime…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë mëngjesin e sotëm në një lidhje di...
-
Dje u anuluan pothuajse të gjitha/A po realizohen sot të gjitha fluturimet për në Gjermani nga ANP
Ditën e hënë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” për në Gjermani janë ...
-
Stano: BE-ja së shpejti bashkë me palët do të nisin zbatimin e marrëveshjes së Ohrit
“Kosova dhe Serbia kontraktualisht janë të obliguara që ta zbatojnë marrëvesh...
-
“Range Roveri” me të cilin u krye sulmi ndaj Top Channel i ishte vjedhur një kosovari gjatë pushimeve
Policia shqiptare ditën e sotme ka bërë të ditur se vetura e tipit “Range Rov...
-
Britania dhe Polonia do të ndërtojnë fshatra të përkohshme në Ukrainë
Britania e Madhe dhe Polonia do të ndërtojnë dy fshatra të përkohshme në perë...
-
Plumbat ndaj Top Channel/ Policia zbardh dinamikën, 100 mijë euro shpërblim për kapjen e autorëve
Policia e Shqipërisë ka dalur me njoftim të ri pas sulmit me armë në Top Chan...
-
Dërgohen në mbajtje personat e dyshuar për tentim vrasjen në Graqanicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të identifikojmë personat e dys...
-
Krerët e shtetit homazhe në Izbicë, Osmani: Liria erdhi falë viktimave dhe luftës së drejtë të UÇK-së
Presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në komp...
-
Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Albulena Haxhiut: Në vend se të skuqet, sulmon Gjykatën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar dorëheqjen e minsitres së ...