CMG: Përballimi i ndryshimit të klimës kërkon përpjekje të përbashkëta
Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 21 February 2021
Sekretari amerikan i Shtetit Antoni Blinken shpalli të premten kthimin zyrtar të vendit në Marrëveshjen e Parisit kundër ndryshimit klimatik global. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e mirëpriti këtë vendim, duke theksuar se kthimi i ShBA-së e ka “restauruar” këtë marrëveshje në tërësinë e saj.
Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës botoi një koment, sipas të cilit fjalët e kreut të OKB-së përfaqësojnë mendimet e përbashkëta të komunitetit ndërkombëtar, sepse përballimi i ndryshimit klimiak kërkon përpjekjet e të gjitha palëve. Pak ditë më parë, Guterres-i vuri në dukje se i ftohti i jashtëzakonshëm që po godet ShBA-në, është rezultat i ngrohjes globale.
“Rikthimi i ShBA-së nën drejtimin e Joe Bidenit është një gjë që duhet mirëpritur. Por kjo është një marrëveshje që ka të bëjë me mjedisin dhe jetën e njerëzimit në të ardhmen, prandaj vendet e ndryshme nuk duhet ta braktisin lehtë atë ose të rikthehen sipas qejfit apo me kushte paraprake. Veprimet kanë më shumë rëndësi se fjalët dhe pala amerikane duhet t’i kushtojë marrëveshjes rëndësi të jashtëzakonshme, duke mbajtur përgjegjësinë për të ardhmen e njerëzimit”, thuhet në koment.
Në vijim, CMG-ja vë në dukje se, pas marrjes së detyrës në janar, administrata e Biden-it ka firmosur shumë urdhra ekzekutivë, duke shpallur objektivin e shkarkimit zero të karbonit nga sektori i prodhimit të energjisë elektrike brenda vitit 2035 dhe realizimin e asnjanësimit të shkarkimit të karbonit brenda vitit 2050.
“Por plane të tilla kanë hasur kundërshtime të forta nga republikanët. Para polarizimit ekstrem politik në ShBA, shndërrimi i parullave në veprime konkrete, shpëtimi i marrëveshjes nga rënia pre e luftës ndërpartiake dhe ruajtja e vazhdueshmërisë së politikave të ShBA-së në përballimin e ndryshimit klimatik, janë problemet që duhet të trajtojë administrata e Biden-it”, shkruhet në koment.
Në komentin e CMG-së u kërkohet gjithashtu vendeve të zhvilluara të forcojnë mbështetjen ndaj vendeve në zhvillim në fushën financiare, teknike e të forcimit të kapaciteteve, për të formuar një sistem të ri të qeverisjes globale të ndryshimit klimatik.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...