Uncategorized

CMG-ja: Kina jep kontribut për mbrojtjen e biodiversitetit në botë

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 09 October 2021

Biodiversiteti është një bazë e rëndësishme për mbijetesën dhe zhvillimin e njerëzimit. Si një nga vendet me biodiversitetin më të pasur në botë, Kina i kushton gjithmonë rëndësi mbrojtjes së biodiversitetit. Veçanërisht në dekadën e fundit, Kina ka këmbëngulur në zhvillimin e gjelbër dhe sistemi ligjor i mbrojtjes së mjedisit ekologjik është përsosur pandërprerë.

Libri i bardhë “Mbi mbrojtjen e biodiversitetit në Kinë”, njeh bashkësinë ndërkombëtare me masat dhe rezultatet në mbrojtjen e biodiversitetit dhe sqarohen masat të cilat kanë mundësuar që ekosistemi natyror në Kinë të përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme. Sipas këtij dokumenti, tani 90 % e sistemit ekologjik tokësor dhe 71% e kafshëve dhe e bimëve të egra në Kinë janë mbrojtur siç duhet dhe numri i kafshëve të rrezikuara, si panda, elefanti aziatik etj. është shtuar pandërprerë. Nga viti 2000 deri në vitin 2017, rreth 25 % e sipërfaqes së re të gjelbëruar në botë gjendej në Kinë. Kina ka luajtur rolin më të madh në shtimin e pyjeve në botë.

Si një nga vendet nënshkruese të Konventës së Biodiversitetit të OKB-së, Kina e zbaton aktivisht këtë konventë. Njëkohësisht, nëpërmjet nismës “Një brez një rrugë”, mekanizmit të “bashkëpunimit Jug-Jug” etj., Kina zhvillon gjerësisht bashkëpunimin e shkëmbimet ndërkombëtare për të nxitur mbrojtjen e biodiversitetit në botë.

Të tjera