Uncategorized

CMG-ja: Gjendja e tregtisë së jashtme përgjithësisht e mirë

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 14 October 2021

Të dhënat e fundit të publikuara nga Administrata e Përgjithshme Doganore e Kinës tregojnë se vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të mallrave në tre tremujorët e parë të këtij viti arriti në 28.33 trilionë juanë, një rritje prej 22.7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Eksportet u rritën 22.7 % dhe importet 22.6 %. Në baza tremujore, shkalla e importit dhe eksportit të Kinës është rritur çdo tremujor, duke vazhduar të ruajë rritjen e shpejtë. Kjo tregon plotësisht se tregtia e jashtme e Kinës është relativisht elastike dhe prirja e përgjithshme e rritjes nuk ka ndryshuar, theksohet në një koment të CMG-së.

Tregtia e jashtme e Kinës në këto nëntë muaj pati një tren pozitiv për disa arsye. Së pari, baza është i mirë. Rimëkëmbja e vazhdueshme e ekonomisë së brendshme  ka hedhur bazë të fortë për rritjen e vazhdueshme të tregtisë së jashtme.

-Advertisement-

Në të njëjtën kohë, mjetet efektive të politikave janë thelbësore. Që nga fillimi i këtij viti, qeveria  ka publikuar një sërë politikash për stabilizimin e tregtisë së jashtme, duke përfshirë përshpejtimin e zhvillimit të formave dhe modeleve të reja të tregtisë së jashtme, thellimin e reformës së lehtësimit të tregtisë ndërkufitare, përmirësimin mjedisin e biznesit në porte dhe promovimin e reformës dhe inovacionit në lehtësimin e tregtisë dhe investimeve në zonat e tregtisë së lirë.

Përmirësimi i mjedisit të jashtëm ka sjellë përfitime edhe për tregtinë e jashtme të Kinës. Kohët e fundit, ekonomia e tregtia globale janë rritur, e po ashtu gradualisht është shtuar edhe kërkesa e jashtme. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që ekonomia globale do të rritet me 5.9 % sivjet, dhe Organizata Botërore e Tregtisë parashikon që tregtia globale e mallrave do të rritet me 10.8 % këtë vit.

Si vendi më i madh në tregtinë globale të mallrave, rimëkëmbja e qëndrueshme e tregtisë së jashtme të Kinës ka rëndësi të madhe për stabilizimin e zinxhirit industrial dhe zinxhirit global të furnizimit. Në gjysmën e parë të këtij viti, pjesa e import-eksportit, e eksportit dhe e importit të Kinës në tregun ndërkombëtar ishin përkatësisht 13.2%, 14.5 % dhe 12 %, duke u rritur me 0.8, 0.9 dhe 0.8 pikë përqindjeje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Por duhet të theksohet se, për shkak të luhatjeve aktuale në gjendjen globale të epidemisë dhe rimëkëmbjes së vështirë të ekonomisë botërore, zhvillimi i tregtisë së jashtme të Kinës po përballet me faktorë më të paqëndrueshëm dhe të pasigurt. Administrata e Përgjithshme Doganore e Kinës parashikon se, duke marrë parasysh ndikimin e bazës së lartë të tregtisë së jashtme në vitin 2020, shkalla e rritjes së importeve dhe eksporteve mund të bjerë në tremujorin e katërt të këtij viti, por ende pritet të arrihet me shpejtësi rritje në mbarë vitin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera