Rajoni dhe Bota

CMG-ja: Festë e madhe globale e konsumit

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 13 May 2021

Më 10 maj u mbyll në Hainan edicioni i parë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Mallrave të Konsumit të Kinës. Gjatë katër ditëve, 1505 ndërmarrje nga 70 vende e rajone të botës demonstruan mallrat e 2628 markave, duke tërhequr 240 mijë vizitorë. Ekspozita e konsumit e Kinës është bërë një “festë e madhe globale e konsumit”, komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një artikull të tij.

Nga ana tërësore, është forcuar pandërprerë roli i konsumit për nxitjen e ekonomisë. Gjatë vitit 2020, pavarësisht nga gjendja e rëndë e epidemisë së koronavirusit të ri, shpenzimet e kinezëve në konsum zunë 54.3 % të PBB-së. 1.4 miliard banorë, nga të cilët 400 milionë me nivel të mesëm të ardhurash; PBB për frymë mbi 10 mijë dollarë amerikanë … vetë këto shifra përbëjnë motorin e fuqishëm të brendshëm për nxitjen e zhvillimit të ekonomisë kineze.

-Advertisement-

Nga perspektiva e tregut kinez, është gjithnjë e më e dukshme prirja e ngritjes së nivelit të konsumit. Sipas parashikimit të një raporti nga “Morgan Stanley”, në dhjetë vjetët e ardhshëm, rritja mesatare e konsumit të banorëve kinezë do të arrijë 7.9 %. Me shtimin e të ardhurave të banorëve të thjeshtë, kërkesat e tyre për konsum bëhen më të hollësishme dhe rrjedhimisht niveli i tyre ngrihet. Kjo mishërohet dukshëm në këtë edicion të ekspozitës së konsumit.

Një analist për konsumin tha se marketingu i markave të ndryshme të njohura në tregun kinez është shndërruar nga promovimi i ideve të tyre në përmbushjen e kërkesave të konsumatorëve kinezë. “Ato kanë bërë përgatitje të konsiderueshme për tregun kinez dhe ndoshta i njohin parapëlqimet dhe karakteristikat e tua më mirë sesa ti vetë,” theksoi ai.

Nga të dhënat del se ndër 2628 markat pjesëmarrëse në edicionin e parë të ekspzitës së konsumit të Kinës, markat ndërkombëtare zunë 51.9 %. Për prodhuesit e mallrave të konsumit në mbarë globin, forca blerëse e konsumatorëve kinezë po krijon pandërprerë përfitime.

Më e rëndësishmja është se Kina po nxit me të gjitha forcat hapjen ndaj botës në një nivel më të lartë, që të çlirojë plotësisht potencialin e konsumit. Provinca ishullore Hainan, ku u zhvillua ekspozita e konsumit, është pikërisht porti i tregtisë së lirë që Kina po përpiqet ta ndërtojë sipas standardeve ndërkombëtare. “Pas mbylljes doganore në ishullin Hainan para vitit 2025, porti i tregtisë së lirë i Hainan-it do të bëhet parajsa e shitjes me pakicë pa taksa doganore, duke realizuar blerje nga i gjithë globi dhe shitje për të gjithë globin,” shpjegoi Chen Wenling, kryeekonomistja e Qendrës së Shkëmbimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës.

Vetëm  në ditën e mbylljes të edicionit të parë të ekspozitës së konsumit, 42 ndërmarrje kineze e të huaja, përfshirë “L’Oreal”, “Parker”, “Swatch” etj., nënshkruan marrëveshje për pjesëmarrjen në edicionin e dytë të kësaj ekspozite. Pa dyshim, tregu kolosal i Kinës me një popullsi mbi 1.4 miliard, është një mundësi e përbashkët për mbarë botën, e mbyll komentin e saj CMG-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera