Rajoni dhe Bota

CMG-ja:Pse Kina propozon “Një brez, një rrugë”?

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 24 April 2021

Në videofjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes të Forumit të Boaos, presidenti kinez Xi Jinping ritheksoi se nisma “Një brez, një rrugë” është një udhë e ndritshme për të gjithë dhe jo një rrugicë private.

Duke u nisur nga gjendja e tanishme, në luftën midis njerëzimit dhe virusit COVID-19, “Një brez, një rrugë” ka ndërtuar një “vijë anti-epidemike”.

Gjatë pandemisë, treni Kinë-Evropë ka transportuar dhe transporton shumë materiale anti-epidemike në vendet përgjatë rrugës. Vaksinat kineze vazhdojnë të shpërndahen në vendet përgjatë rrugës për ndihmë jetësore.

Kompanitë kineze zhvillojnë prodhimin e përbashkët të vaksinave në Indonezi, Brazil, Emiratet e Bashkuara Arabe, Malajzi, Pakistan, Turqi dhe vende të tjera për të promovuar vaksinat që të bëhen produkte publike që mund të përdoren dhe të merren lehtësisht.

Njëkohësisht, nisma “Një brez, një rrugë” është dhe energji për rimëkëmbjen ekonomike të vendeve përgjatë rrugës.

Për shkak të ndikimit të pandemisë, tregtia dhe investimet globale u tkurrën ndjeshëm në vitin 2020. Por tregtia dhe investimet midis Kinës dhe vendeve përgjatë nismës “Një brez, një rrugë” janë rritur përkundrejt prirjes.

Sipas të dhënave zyrtare kineze, në vitin 2020, vëllimi i tregtisë së mallrave midis Kinës dhe vendeve përgjatë rrugës u rrit 0.7% në krahasim me vitin 2019, duke zënë 29.1% të tregtisë së jashtme të prëgjithshme të Kinës. Investimet e ndërmarrjeve kineze në 58 vende përgjatë rrugës u rrit 18.3% .

Më e rëndësishmja është që kur u propozua në fillim nisma “Një brez, një rrugë” fokusi ka qenë e ardhmja e njerëzimit. Është forcuar bashkëpunimi në fushat e infrastrukturës së gjelbër, energjisë së gjelbër dhe financave të gjelbërta dhe është përmirësuar bashkëpunimi ndërkombëtar për zhvillimin e gjelbër.

Por jo vetëm kaq. Sipas raportit të Bankës Botërore, deri në vitin 2030, ndërtimi i përbashkët i nismës “Një brez, një rrugë” do të ndihmojë 600 mijë vetë të dalin nga varfëria ekstreme dhe 32 milionë njerëz të dalin nga varfëria e moderuar.

Në komentin e CMG-së thuhet se pas propozimit, gjatë 7 viteve, kjo nismë është bërë produkti publik më i popullarizuar ndërkombëtar, që tregon se trajtimi i barabartë dhe bashkëpunimi për përfitimet e përbashkta janë të drejta.

Të tjera