Uncategorized

CMG : Është e dobishme që Kina dhe SHBA të ecin në të njëjtin drejtim

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 07 August 2022

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi mbërriti të martën për një vizitë në rajonin e Tajvanit, duke shkaktuar rënien e tregut të aksioneve të ShBA-së në hapjen e tij po atë ditë. Të tre treguesit kryesorë të aksioneve të ShBA-së u mbyllën me rënie të martën.

Problemi i Tajvanit është çështja më e rëndësishme, më thelbësore dhe më e ndjeshme në marrëdhëniet Kinë-ShBA. Tani këto marrëdhënie ndodhen nën një trysni të lartë. Vizita e lideres aktuale të Kongresit amerikan në Tajvan në këtë kohë është pa dyshim një provokim serioz.

Para kësaj, pala amerikane ka garantuar vazhdimisht se parimi i “Një Kine” nuk ka ndryshuar e nuk do të ndryshojë dhe se ajo nuk e mbështet “pavarësinë e Tajvanit”.

-Advertisement-

Por realiteti është se lojërat e fatit dhe marketingu politik i Pelosit dhe të tjerëve kanë dëmtuar seriozisht besueshmërinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe themelin politik të marrëdhënieve midis Kinës e ShBA-së, dhe do të dëmtojnë të gjitha nivelet e këtyre marrëdhënieve.

Marrëdhëniet ekonomike e tregtare janë një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve kino-amerikane.

Kina vijon të jetë burimi më i madh i importeve të ShBA-së. Në pesë muajt e parë të këtij viti, importet e ShBA-së nga Kina përbënin 16.7 % të vëllimit të përgjithshëm të importeve të saj.

Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare kino-amerikane sigurojnë 2.6 milionë vende pune në ShBA. Më shumë se 70 000 kompani amerikane kanë investuar në Kinë, dhe 97 % e tyre janë fitimprurëse.
Jo shumë kohë më parë, liderët amerikanë shprehën dëshirën e tyre për të bashkëpunuar në fushat ku ndërthuren interesat e ShBA-së me ato të Kinës. Por Pelosi preku vijën fundore të marrëdhënieve kino-amerikane dhe ndoqi interesat e saj personalë, duke dëmtuar interesat e përgjithshëm të ShBA-së dhe të popullit amerikan.

Perspektiva e tregtisë kino-amerikane do të mjegullohet përsëri .
Aktualisht, përballë inflacionit të lartë, valëve të përsëritura të epidemisë dhe konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, ekonomia e ShBA-së është nën presionin e rënies dhe të “rritjes”: të dhënat ekonomike të ShBA-së në tremujorin e dytë ranë me 0.9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe treguesi i çmimeve të konsumit e ShBA-së u rrit me 9.1 % në qershor.

Është e dobishme për të dyja palët që Kina dhe ShBA-ja të ecin në të njëjtin drejtim.

Si dy ekonomitë kryesore të botës, vëllimi i përgjithshëm ekonomik i të dy vendeve e tejkalon një të tretën e vëllimit të përgjithshëm botëror dhe kontribuon për më shumë se 50 % të rritjes ekonomike të botës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera