Lajme

Çmenduria e pasanikëve të Dubait, kafeja shërbehet me flori

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 18 May 2018

Ari është një biznes fitimprurës, e në veçanti në Dubai, edhe përkundër faktit se ka rënie të kërkesave për aksesor të mbuluar me flori.

Sipas qendrës Multi Komiditis në Duba, Emiratet e Bashkuara Arabe mbulojnë 25 për qind të tregut global të metalit të çmuar, transmeton Telegrafi.

Ky vend edhe ashtu njihet për dashurinë e madhe për arin, dhe për këtë arsye nuk është e pazakontë që veturat i lyejnë me flori apo edhe armët e ndryshme.

-Advertisement-

Një nga hotelet më të shtrenjta në Dubai, Burj Al Arab, mbi 1,790 metra katrorë janë të dekoruara me ari prej 24 karatëve.

Megjithatë, një shprehi e tillë është duke u praktikuar edhe nëpër pije, për shembull koktejet që servohen me ari dhe atë në katin e 27-të në mbi 200 metra lartësi mbi detare.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera