Lajme

“Çmenduria” e medieve serbe: Gruaja e Tony Blair pagoi 360 mijë € për lirimin e Haradinajt (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 29 April 2017

Lirimi i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga Gjykata e Colmarit të Francës, pas kërkesës së Serbisë për ekstradim të tij atje, vazhdon të jetë temë kryesore për mediat serbe.

Një artikull për Haradinajn sot e ka në ballinë edhe gazeta e përditshme serbe “Kurir”, transmeton Indeksonline.

Kjo gazetë duke u thirrur në burime të veta shkruan se gruaja e ish-kryeministit britanik Tony Blair-it, Cherie Blair ka paguar një shumë të majme parash për lirimin e Haradinajt.

-Advertisement-

“Cherir Booth, gruaja e Tony Blairit, pagoi të paktën 360 mijë euro ër procesi i lirimit të Haradinajt nga drejtësia franceze të kryhet me sukses”, thuhet në artikull.

Sipas Kurir, Cherie ishte pjesë e ekipit ligjor që u mor me cështjen e Haradinajt sa ishte i ndaluar në Francë.

Kujtojmë se Cherie Blair ishte kohë më parë edhe këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera