Çmenduria e 62-vjeçares angleze, ka në trup 38 tatuazhe të Jose Mourinhos
Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 14 June 2021
Ka tifozë, por ka edhe supertifozë.
Viv Bodycote, 62-vjeçarja e fiksuar pas Jose Mourinho, ka 38 tatuazhe të “Special One” në trupin e saj.
Gjyshja nga Hinckley i Anglisë ka shpenzuar shumë për tatuazhet e Mourinho, teksa nuk ka ndërmend të ndalet.
Viv e ka bërë tatuazhin e fundit, duke i uruar mirëseardhjen në Premier League portugezit, në stolin e Tottenham, prej nga u largua para dy muajsh.
“The Sun” u bashkua me Viv në studion “Hink-Me Tattoo” për ta parë atë nga afër, teksa zbulonte dedikimet në lëkurë për trajnerin portugez. Ajo tha: “Jam e sigurt që kam shpenzuar nja 2 mijë paund për tatuazhe të Jose Mourinhos gjatë viteve. Padyshim që ia vlen, sepse e dua atë. Dhe jam e gatshme të shpenzoj më shumë. Në fakt, unë tashmë jam duke menduar se çfarë tatuazhi mund të bëj më tej për të”.
Viv e bëri tatuazhin e parë të Mourinho në 2017, pasi ai arriti në “Old Trafford”, i shkarkuar nga Chelsea.
Pamja e tij e bukur, sensi i patëmetë i veshjes dhe qëndrimi i pakompromistë si njeri ishin ato që e nxitën për të bërë tatuazhe të “Special One”.
“Jose është i bukur, është i zgjuar dhe unë e dua atë që ka arritur si trajner. Ai absolutisht më shkrin. Personalisht do ta vendosja në një piedestal, mbi të gjithë trajnerët e tjerë, përfshirë Pep Guardiola.
Të shikosh atë në menaxhim dhe trajner të një ekipi është shumë seksi. Dhe vë bast se ai ka një erë të këndshme!”.
Pasi Mourinho u shkarkua nga Manchester United, Viv ndaloi mbështetjen për “Djajtë e Kuq”. Ajo pranoi se kishte mbetur e shkatërruar kur u shkarkua, por më pas iu bashkua kauzës së Tottenham, ku Mourinho vijoi karrierën në Premier League:
“Kudo që shkon Jose, shkoj edhe unë. E ndoqa atë te Manchester United dhe mendoj se u trajtua dobët atje. Ishte e dhimbshme për ta parë të shkarkohej. Unë nuk mendoj se ishte faji i Jose, ka diçka që nuk shkon në atë klub, sepse historia do të përsëritet edhe me Ole Gunnar Solskjaer”.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...