Sport

Çmenduri! PSG sakrifikon Neymar dhe Cavani për dy yjet e Premier Leagues

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 16 May 2019

Merkatoja e verës do të jetë e nxehtë dhe duket se në krye të listës do të jetë PSG. Ekipi francez do të futet në një revolucion total, pasi dështimi në Champions League dhe Kupën e Francës ka ngritur alarmin në kryeqytet. Trajneri Thomas Tuchel e ka bërë të qartë se ka nevojë për futbollistë, pasi PSG ka yje, por nuk ka shumë alternativa.

Në verë flitet se Neymar dhe Edison Cavani do të largohen. Braziliani për shkak se nuk ka gjetur veten dhe nuk është i lumtur në ekipin e sheikëve, ndërsa uruguaiani mund të ikë me dëshirën e klubit, pasi mosha e tij (32 vjeç) bën të veten.

Numri një i stolit nuk do që të vuajë mungesën e sulmuesve nëse largohen, prandaj ka vendosur në krye të objektivave të verës dy yjet e Premier Leagues. Sulmuesin e Liverpoolit, Roberto Firmino dhe atë të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, pëlqehen shumë nga trajneri gjerman raporton BBC sport.

-Advertisement-

PSG duhet të luftojë me Real Madridin për golashënuesin e Premier Leagues, pasi spanjollët mund të ofrojnë deri në 74 milionë euro për Auban. E vështirë është dhe tratativa për Firminon. Braziliani firmosi në 2018 një kontratë 5-vjeçare me “Redsat”, por sheikët e kanë treguar se nuk i kanë problem milionat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera