Fun & Video

Çmenduri/ Priftërinjtë grekë lagin rrugën me ujë të bekuar kundër koronavirusit (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 24 March 2020

Bota është në ankth, ndërsa priftërinjtë grekë thyejnë çdo lloj rregulli. Ata as nuk kanë dhënë mesazhe për njerëzit që të rrinë brenda dhe meshat të mos zhvillohen me pjesëmarrje masive.

Por sot, sikurse do e shihni edhe përmes videos, në Aigio në veri të Peloponezit, pranë Patrës janë shfaqur disa priftërinj të hipur në karrocerinë e një automjeti të shoqëruar edhe me makina të tjera, duke spërkatur qytetin me ujë të bekuar.

Dhe e kanë bërë këtë, sipas tyre kundër koronavirusit në një skenë vërtet surreale. Sipas portalit protionline.gr, Mitropoliti i qytetit Ieronymos, i shoqëruar nga ish- mitropoliti i Kalavritës dhe Egalios, Amvrosio kanë kaluar me një makinë në shumë rrugë të Aigios, ndërsa dy pritërinj të tjerë nga karroceria e një automjeti tjetër spërkatnin me ujin e bekuar qytetarët e paktë që qarkullonin në rrugë.

-Advertisement-

Në videon shoqëruese ka edhe pamje nga deklaratat e ish mitropolitit Amvrosio, i njohur për retorika të urrejtjes vitet e fundit, sipas të cilit uji i bekuar është ilaç ndaj virusit vdekjeprurës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera