Sport

“Çmendet” Mourinho, e do këtë futbollist te Tottenhami (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 21 January 2020

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka folur para ndeshjes së nesërme kundër Norwich. Portugezi u pyet në lidhje me afatinn dhe sulmuesin Edison Cavani. Ai nuk ka preferuar të flasë, pasi mendon se do të ishte mungesë respekti ndaj PSG-së.

“Edison Cavani është një lojtar i PSG-së. Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Leonardon dhe presidentin Nasser Al-Khelai. Marrëdhënie që janë të bazuara në respekt dhe për të ruajtur marrëdhënie të tilla nuk duhet të flas për një lojtar të tyre”, ka thënë Mourinho.

“Nëse doni një batutë, meqë i kam miq, do të doja të më jepnin Mbappen në formë huazimi”, tha Mourinho me shaka. Dëmtimi i Harry Kane ka lënë “Spursat” të zbuluar në sulm dhe skuadra londineze po e vuan jo pak.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera