Sport

‘Çmendet’ Juventusi, nuk do ta besoni sa miliona euro ka gati për transferimin e Mbappes

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 15 October 2020

Klubi i Juventusit është gati për të thyer çdo rekord sa i përketë çmimit të blerjes se një futbollisti, shkruan Gazeta inFokus.

‘Zonja e Vjetër’ po planifikon ta transferoj yllin e Paris Saint Germanit, Kylian Mbappen.

Sipas gazetës italiane Tuttosport klubi nga Torino ka gati 400 milionë euro për blerjen e sulmuesit francez.

-Advertisement-

Mbappe ka kontratë deri në vitin 2022 me PSG-në, ndërsa për të janë të interesuar edhe Real Madridi e Liverpooli.

21 vjeçari verën e ardhshme pritet të largohet nga klubi francez dhe Juventusi mund të jetë destinacioni i ri për shkak të shumës se madhe të parave që ofron ‘Zonja e Vjetër’, si dhe për shkak të Cristiano Ronaldos, të cilin e ka idhull Mbappe./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera