Sport

“Çmendet” Juventusi, 175 mln euro për Coutinhon

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 07 November 2017

Gjatë verës u duk se tek Liverpuli Emre Can ishte emri i vetëm për të cilin Juventusi ishte tejet i interesuar për të përforcuar mesfushën.

Shifra e lartë e kërkuar nga “The Reds” stepën skuadrën italiane gjatë muajve të nxehtë, por me rënien e temperaturave, “Bardhezinjtë” janë gati të bëjnë një çmenduri, këtë herë për një tjetër emër.

Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, Juventusi ka ofruar 175 milionë euro për Felipe Coutinho-n e Liverpulit. Shifra është 25 milionë euro më shumë se ajo e paraqitur nga Barcelona dhe e refuzuar nga drejtuesit e skuadrës angleze dhe do t’u prezantohet britanikëve në janar.

-Advertisement-

“Juventusi kërkon Coutinhon dhe është gati të shpenzojë për këtë 175 milionë euro. Kjo ofertë mund të krijojë probleme për Barcelonën, që deri më tani mendonte se e kishte nën kontroll dhe thuajse të sigurtë marrjen e mesfushorit 25-vjeçar brazilian”, shkruan “Don Balon”.

Barcelona deri më tani i druhej vetëm shifrave të çmendura që mund të ofronte PSG-ja, por rregullat e Fair Play-t financiar e pengojnë skuadrën franceze të sheikëve që të shpenzojë të tjera shifra pas transfertës së Nejmar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera