Çmendet Gjuriq: 58 për qind e Kosovës është e Serbisë
Autori: Gazeta inFokus
10:23 | 25 December 2017
Në vazhdim të dialogut me Prishtinën, Beogradi do të insistojë të verifikojë çdo gjë që i takon pasurisë serbe në Kosovë. Kadastra thotë se 58 për qind e tokës së Kosovës është në pronësi serbe, thotë Marko Gjuriq, transmeton Koha.net.
Sipas tij, zgjidhja e marrëdhënieve pronësore në Kosovës do të jetë njëri nga kushte kryesore të palës serbe në mënyrë që të arrihet normalizimi i gjithanshëm i marrëdhënieve me Prishtinën. Gjithnjë sipas tij, në vazhdim të dialogut të Brukselit, Beogradi do të kërkojë rishikimin e privatizimit në Kosovë e me këtë iniciativë zyrtarisht do t’i drejtohet UNMIK-ut e EULEX-it.
Gjuriq, duke folur për gazetën “novosti” të Beogardit, thotë se privatizimi në Kosovë është bërë pa i respektuar dispozitat e UNMIK-ut dhe pa pajtimin e bashkësisë serbe dhe të Serbisë. Kështu, sipas tij Serbia është dëmtuar me shuma të paçmueshme parash.
Në kuadër të bisedimeve për pronën që i pret, Beogradi, në veçanti do të kërkojë në, siç thotë Gjuriq, në restituimin natyror të pasurisë kishtare, që do të thotë kthim të tokë së marrë manastireve e jo dëmshpërblim për të.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se “studimi i gjithanshëm për privatizimin në Kosovë thotë se më shumë se 900 ndërmarrje janë bërë me titullarë jo legalë dhe pa pëlqim të pronarëve të vërtetë dhe se e gjithë kjo, tha ai, është prezantuar në sesionin e fundit të dialogut të Brukselit
“Për kërkesat e veta Beogradi ka mbulesë me letra, sepse evidenca kadastrale thotë se 58 për qind e tokës në Kosovë është pronë serbe. Në pronën shtetërore e shoqërore është 29 për qind e saj, 14 për qind gjendet te subjektet ekonomike, ndërsa në pronën private e kishtare është 15 për qind e territorit të Kosovës”, ka thënë Gjuriq.

T� tjera
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
-
Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një a...
-
Vranët, shi por edhe diell me temperatura maksimale deri në 20 gradë, moti gjatë javës që po hyjmë
Temperaturat në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të arrijnë deri në 20 gradë...
-
Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të udhëtojë të hënën dre...
-
Akuza për falsifikim dokumentesh, rasti i Luiz Ejllit shqyrtohet në Gjykatën e Lartë në Tiranë më 24 nëntor
Edhe pse një vit më parë u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, fati ligj...
































