Lajme

“Çmendet” Daçiq: I quan të “çmendur” zyrtarët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 07 September 2018

“Gjithçka shihet, ja me çfarë lloj të njerëzve të çmendur kemi të bëjmë”, ky është reagimi i ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, pas ndalimit që iu bë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq që ta vizitojë Liqenin e Ujmanit.

Ky deklarim ishte një porosi më shumë për ndërkombëtarët, duke u treguar atyre kinse me çfarë njerëz duhet të bisedojë Serbia.

“Deklaratat janë të bazuara në tregime imagjinar se gjoja ata duhet t’i japin leje dikujt, edhe pse kjo nuk është paraparë me marrëveshjen e Brukselit dhe për njeriun e paqes, stabilitetit dhe besimit. Gjithçka shihet, ja me çfarë lloj të njerëzve të çmendur kemi të bëjmë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera