Sport

Çmenden tifozët e Milanit nga Dublini, udhëtojnë 10 mijë kilometra për të parë ndeshjen kundër Juves

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 26 October 2017

Pesë shtete dhe 1384.42 km. Kjo është “sakrifica” që “Milan Club Dublin” do të bëjë për të asistuartë shtunën në supersfidën e vlefshme për javën e 11-të të Serisë A mes Milanit dhe Juventusit.

Të themeluar tri vite më parë, ky grupim tifozësh kuqezi nga Irlanda do të festojnë njohjen zyrtare nga ana e Shoqërisë Milan me një vizitë në “San Siro” për ndeshjen e së shtunës.

I njëjti grupim do të vazhdojë udhëtimin drejt Athinës për të asistuar edhe në transfertën e skuadrës së Montelles ndaj AEK-ut të Athinës të enjten më 2 nëntor, përcjell albeu.com

-Advertisement-

Për transfertën në tokën helene, distanca prek 3800 km dhe në itinerar shtohen edhe pesë shtete të tjera. Për një total prej 10 mijë km nuk duket keq si provë e parë dashurie…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera