Auto&Tech

Cloud Google, shtrinë kabllo të tjera në fundin e detit për të furnizuar botën më këtë shërbim

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 17 January 2018

Kompania, një ndarje e Alphabet Inc., ka njoftuar se do të zgjerojë shërbimet e saj të Cloud në pesë rajone të reja dhe do të ndërtojë tre kabllo të reja në shtratin e detit për t’i shërbyer nevojave të saj.

Platforma Cloud e Google tashmë është duke u zhvilluar në trembëdhjetë rajone, përfshirë Tokio, Tajvan, Mumbai, Singapori, Sydney, Londër, Belgjikë, Frankfurt, Sao Paulo, Oregon, Iowa, Virginia Veriore dhe Karolinën e Jugut.

Kompania vlerëson se rrjeti i saj aktualisht përbën 25% të të gjithë trafikut të internetit. Platforma do të zgjerohet në Hong Kong, Los Angeles, Montreal, Holandë dhe Finlandë.

-Advertisement-

Kjo do të thotë që kompanitë në këto rajone që shfrytëzojnë Platformën Cloud të Google për kapacitetin e tyre në këto rajone do të përjetojnë një performancë më të lartë dhe më pak ndërprerje të shërbimit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera