Lajme

Clinton me një video për vizitën në Shqipëri, ka disa fjalë edhe për luftën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 09 July 2023

Gjatë kësaj jave, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka qëndruar në Shqipëri.

Por ai sërish ka shkruar për Shqipërinë, duke treguar se shteti shqiptar gjatë vitit 1999 strehoi gjysmë milioni refugjatë nga Kosova, duke e përmendur kështu luftën e fundit në Kosovë që mbaroi me intervenim të NATO’s me ndikim direkt nga Clinton.

Clinton shpërndau një video në Twitter, ku falënderon Shqipërinë për nderimet.

-Advertisement-

Ai ka thënë se ka festuar lidhjet e miqësisë ndërmjet dy vendeve.

”Gjatë konfliktit të Kosovës, Shqipëria ndihmoi njerëzimin të mbizotëronte – duke pranuar gati gjysmë milioni refugjatë dhe duke shërbyer si një partner jetik për paqen. Javën e kaluar, pata nderin të festoja lidhjet e miqësisë midis dy vendeve tona dhe të shihja se çfarë është e mundur kur njerëzit përqafojnë demokracinë“, ka shkruar Clinton. /Gazeta Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera