Lajme

Clark e Kurti te Amanpour, gjenerali amerikan: NATO ta frenojë Putinin me gjithë peshën e saj

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 09 July 2024

Gazetarja e CNN, Christiane Amanpour, ka bërë bashkë në një intervistë Wesley Clark, ish-komandant suprem i NATO-s për Evropën dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Gjatë kësaj interviste, Kurti foli për krimet që ka kryer Serbia ndaj Kosovës dhe tha se pa bombardimet 78 ditëshe të NATO’s liria e Kosovës do të ishte e pamundur.

Ndërsa, Clark duke folur për Samitin e Uashingtonit theksoi se parandalimi më i mirë për Putinin është anëtarësimi i Ukrainës në NATO.

“Ne do të marrim një zotim të fortë për ndihmë të vazhdueshme ushtarake për Ukrainën, dua të theksoj  se premtimet në të kaluarën nuk janë realizuar gjithmonë..Armët që ishin premtuar nuk u shfaqën dhe kur ndodhi kjo u shfaqën vonë…E rëndësishme është ura me Ukrainën për anëtarësimin në NATO”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Clark thotë se NATO duhet ta frenojë Putinin duke përdorur gjithë peshën e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera