Çka u bë ‘sebep’ për arrestimin dhe ndalimin e avokatit Besnik Berisha?
Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 20 July 2023
Avokati i njohur kosovar, Besnik Berisha, një ndër personat më kritikë ndaj pushtetit aktual, javën e kaluar përfundoi në pranga të Policisë. Urdhri për arrestimin e tij, që u konsiderua i kundërligjshëm dhe arbitrar u dha nga Prokurori i Shtetit, Rasim Maloku, të cilit avokati tashmë i ka “shpallur luftë”. Arrestimin dhe ndalimin e tij, Berisha e quajti urdhër nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndërsa gjithë ky proces deri te kërkesa për paraburgim, ai tha se është krim, raporton Gazeta Sinjali.
Gjykata Themelore në Ferizaj vendosi ta lirojë avokatin, duke refuzuar kërkesën për paraburgim, që u ushtrua nga prokurori Maloku, duke caktuar një masë tjetër, vendim ky që po ashtu po cilësohet arbitrar.
Por çfarë i parapriu arrestimit të tij dhe a i kushtuan Berishës deklarimet e tij të vazhdueshme ndaj Haxhiut dhe ministrisë që ajo drejton?
Avokati Berisha, edhe dje para gazetarëve, ka deklaruar se Prokurori i Shtetit nuk ka prova për veprat që pretendon se i ka kryer ai, ashtu siç ka dështuar t’i prezantojë në seancën që u mbajt nga mbrëmja e së shtunës deri në mëngjesin e së dielës.
Ai tha se nuk ka kryer asnjë krim, por që është sanksionuar për një deklaratë që e dha në një emision televiziv, ku ka zbuluar detaje tronditëse për një skandal të qeverisë, embargon e armëve.
Mbrëmjen e 11 korrikut, Berisha ishte i ftuar në Rubikon të Klan Kosovës, ku tha se asnjë shtet, nuk po i shet armë e municion Republikës së Kosovës, për shkak të politikave të kryeministrit Kurti.
Një ditë më pas, avokati bëri një postim në Facebook, ku reagoi për deklaratën e ministres Haxhiu për përgjimet që i publikoi Nacionale, të cilën e ka vlerësuar si të paditur. Berisha kishte shkruar se ministrja ka nevojë të kthehet sërish në fakultet për ta mësuar profesionin e saj, pasi sipas tij, Haxhiu s’ka dije.
Ky postim, e një tjetër, pas disa orësh, që lidhet me deklaratën e tij për embargon e armëve, siç duket i kushtuan avokatit.
Pra, një ditë pas deklaratës së tij në Rubikon, më 12 korrik, me kërkesë të prokurorit Maloku, Gjykata Themelore në Ferizaj lëshoi urdhëresë për bastisje, por jo që kontrolli të kryhet në njërën nga shtëpitë e tij, ashtu siç edhe ndodhi.
Avokati tha se kërkesa ka qenë për t’u bastisur zyra e tij, ku ushtron profesionin e avokatisë që 13 vite, e jo ndonjë pronë tjetër.
Gjatë bastisjes, Berishës iu sekuestrua edhe një armë, për të cilën kishte dy leje, përkundër që në urdhëresë ka qenë e specifikuar që të sekuestrohen vetëm armët pa leje, si dhe u sekuestrua edhe një shumë e parave, 7500 euro, të vajzës së tij.
Krimi, sipas Berishës ka vazhduar në kërkesën për paraburgim, me fabrikime dhe trillime të prokurorit Maloku, i cili kërkoi që ta paraburgosin, nën dyshimin për tri vepra penale, për të cilat s’kishte prova.
Avokati tashmë i ka “shpallur luftë” Malokut, duke paralajmëruar se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, për ta shpërfaqur abuzimin e prokurorit, mashtrimet e tij dhe krimin që ka kryer në këtë rast.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...