Rozë

Çka do t’i huazojë Seldi Sinanit për dasmë?

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 25 September 2017

E fshehën lidhjen e tyre, por kjo nuk zgjati aq sa ata kanë pretenduar, shkruan Kosovarja.

Bëhet fjalë për çiftin më rë ri të estradës Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu, të cilët më në fund u dorëzuan, duket u shfaqur bashkë për t’i dhënë fund zhurmave që krijuan në mediet rozë.

Madje, çifti po shfaqen mjaft romantik, teksa shijojnë fillimet e tyre, thuajse si çdo lidhje e re, ani pse aludimet për ndonjë shkëndijë mes tyre, ekzistojnë qysh herët. Ajo çka lanë peng akoma, për të gjithë ata që i duan dhe e ndjekin çdo hap të karrierës së tyre, është nëse kjo lidhje u kurorëzua me martesë, apo jo?!

-Advertisement-

Megjithëse, burime të afërta të Kosovares, pohojnë një gjë të tillë, edhe pse as Seldi e as Mimoza, nuk kanë marrë guximin të deklarohen tashmë si të porsamartuar.

Madje, as unazat e kurorëzimit me martesë nuk po i mbajnë, me siguri në tentativë për ta mbajtur akoma të fshehtë këtë pjesë. Por, që së shpejti pritet t’a ndajnë publikisht lumturinë që tashmë e gëzojnë si burrë e grua.
E s’ka dyshim, se mund të vijë edhe realizimi i ndonjë ceremonie tjetër madhështore në estradën tonë, me po aq bujë mediatike, ndoshta dhe më tepër.

Vetëm se, dilemë mund të jetë nëse edhe Seldi do të jetë po aq kreativ sa Sinan Hoxha, i cili mori nusen në mënyrën më speciale, ngaqë ishim mësuar të shohim në dasmat shqiptare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera