Lajme

Çka tha Kurti ditë më parë për liberalizimin e vizave?

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 12 October 2022

Në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, Bruksel do të mblidhet sot kolegji i komisionarëve ku pritet të miratojë raportet e progresit për vendet aspiruese për të hyrë në BE.

Mbi këtë raport dhe të ashtuquajturin “Non-Paper” grupi punues për vizat, po në Bruksel, do zhvillojë punimet të mërkurën e të enjten për liberalizimin e vizave të kosovarëve.

Por çka tha ditë më parë kryeministri Albin Kurti rreth çështjes së liberalizimit të vizave të kosovarëve.

-Advertisement-

Shefi i ekzekutivit deklaroi të dielën në seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s se skeptizimi i disa vendeve anëtare që janë shprehur kundër liberalizimit të vizave për Kosovën nuk ka bazë më.

Sipas tij, Kosova ka plotësuar më shumë kritere se çdo vend i rajonit, ndërsa ka përmirësim edhe në fusha të tjera.

Kurti mes tjerash theksoi se Bashkimi Evropian, përmes edhe organizmave të tij, është shprehur proliberalizimit të vizave.

“Korrikun që shkoi ne shënuam katër vite që kur Komisioni Evropian për herë të dytë rekomandoi liberalizimin e vizave për kosovarët. BE-ja, si projekt e proces më i rëndësishëm historik të paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore, po ashtu është treguar se është në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera