Çka tha dje kryeprokurori i Prokurorisë Speciale në konferencën për media?
Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 31 December 2024
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka dalë dje në një konferencë për media. Aivtha se kanë qenë të “palëkundur” në punën e bërë këtë vit. Duke folur për punën e Prokurorisë, ai foli për angazhimin e këtij organi të ndjekjes.
Bashkkpunimi me partnerë ndërkombëtarë, Isufaj tha se “ka qenë një shtyllë themelore” në punën e Prokurorisë Speciale sivjet.
Isufaj kujtoi se gjatë këtij viti u ndoqën me akuza raste të profilit të lartë, ndërsa paralajmëroi se raste të tjera janë “në proces”.
“Gjatë këtij viti kemi ngritur akuza në disa raste të profilit të lartë, duke dëshmuar që askush nuk është mbi ligjin dhe njëkohësisht kemi në proces edhe raste të tjera të nivelit të tillë të cilat janë duke u trajtuar me profesionalizëm dhe seriozitet të lartë”, tha kryeprokurori i Speciales.
Ai tha se synimi i Prokurorisë Speciale është promovimi i barazisë para ligjit dhe të sigurojnë që “secili qytetar i Kosovës të ndihet i barabartë para ligjit”.
“Puna jonë këtë vit ka qenë në harmoni me prioritetet e shprehura në raportet dhe rekomandimet ndërkombëtare”, tha Isufaj.
Për vitin e ardhshëm, Isufaj përmendi synime dhe objektiva “të qarta” për ndjekjen penale të rasteve të krimit të organizuar, korrupsionit, krimeve të luftës dhe terrorizmit “duke përfshirë hetime proaktive dhe bashkëpunim ndërinstitucional më të efektshëm”.
Kryeprokurori i Speciales premtoi luftë “të pakomromis” ndaj “të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, pa dallim, pa marrë parasysh pozitën, rolin që kanë në pushtet apo jashtë tij”.
Isufaj është pyetur rreth refuzimit të kryeministrit Kurti për të shkuar në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi.
Ai ka thënë se ligji është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Isufaj shtoi se ftesa për të dëshmuar është procedurë ligjore dhe cdo person që ftohet ka përgjegjësi ligjore të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë.
Kryeprokurori tha se nuk i “interesojnë fare” deklaratat e askujt.
“Ligji është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Kosovës përfshirë edhe për zyrtarët e lartë shtetërorë. Ftesa për dhënie dëshmie është procedurë e rregullt dhe çdo person që ftohet ka përgjegjësi ligjore të bashkëpunojë me institucionin e drejtësisë, prandaj ju bëj thirrje të gjitha institucioneve publike përfshirë Qeverinë që të tregojnë përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe të shmangin retorikën që synon politizimin e drejtësisë. Nuk jam këtu për të komentuar deklaratat e askujt se fare nuk më interesojnë, po flas për atë që unë e ndij dhe që mendoj se duhet bërë”, tha ai.
Ai tha se Sistemi Prokurorial dhe Sistemi gjyqësor nuk janë për të bërë skenarë.
“Ne punën tonë e kemi të përcaktuar me ligj dhe Kushtetutë dhe nuk bëjmë dallime as për nga pozita as për nga emri”, tha ai.
Isufaj tha se nuk ka informacione që dikush është intervistuar në Zyrën e Kryeministrit.
“Unë nuk kam informacione nëse ndokush ndonjëherë është intervistuar në Zyrën e Kryeministrit, ndoshta edhe mund të ketë por unë nuk e di. Të paktën përderisa unë po bëhen 5 vite që jam kryeprokuror i kësaj prokurorie situata të tilla s’kemi pasur”, tha ai.
Kreu i PRSK’së i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti i cili tha se prokurorët shndërrohen nga “kërmij” në “lepuj të shpejtë” kur bëhet fjalë për ndjekjen ndaj njerëzve të pushtetit aktual.
Isufaj tha në një konferencë për media se deklaratat “denigruese dhe fyerjet publike ndaj prokurorëve” minojnë integritetin e sistemit të drejtësisë dhe “e cenojnë edhe besimin e publikut në sundimin e ligjit”.
“Deklaratat denigruese dhe fyerjet publike ndaj prokurorëve dhe institucioneve të prokurorisë jo vetëm që minojnë integritetin e sistemit të drejtësisë, por e cenojnë edhe besimin e publikut në sundimin e ligjit”, tha ai.
Isufaj tregoi se aktualisht, Prokuroria Speciale ka të ngritura aktakuza për pesë ministra të qeverive të kaluara, ndërsa ende asnjë për ministrat e qeverisë aktuale. Kjo, tha ai, është “argumenti më i madh”, që tregon se si punon kjo Prokurori.
“Më lejoni t’ju jap vetëm një fakt: aktualisht kemi të ngritura aktakuza për pesë ish ministra, të kabineteve tjera qeveritare e kam fjalën; nuk e kemi të ngritur asnjë aktakuzë për asnjë ministër aktual. Kemi të hudhura 17 kallëzime penale për ministrat aktualë në detyrë. Unë nuk di cili është argumenti më i madh që tregon se ne nuk punojmë në mënyrë selektive, se fare s’na intereson ajo punë. Ne punojmë vetëm në bazë të provave, në bazë të ligjit dhe në bazë të Kushtetutës. Kjo nuk do të thotë fare se në të ardhmën nuk do të ketë aktakuza edhe për ministrat aktualë, por po them,derisa po flasim, nuk e kemi asnjë aktakuzë për ministrat në detyrë, i kemi të gjitha për ish ministrat e kabineteve të tjera”, tha Isufaj.
Isufaj u pyet nga gazetarët nëse do të dërgohet me forcë kryeministri Kurti për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore, pas refuzimit të tij për të shkuar në Prokurori.
Isufaj tha se nuk mund të paragjykojë asgjë.
Sipas tij ligji zbatohet për të gjithë njësoj dhe se nuk bëhet në mënyrë selektive.
Isufaj shtoi se është e pandershme të bëhet në mënyrë selektive.
“Nuk mundem me paragjyku kurgjë. Unë e thashë fillimisht se qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe se ligji do të zbatohet ndaj të gjithëve njësoj, nuk e bëjmë këtë në mënyrë selektike, nuk është e ndershme të bëhet në mënyrë selektive, sepse nëse e bëjmë në mënyrë selektive ne bëjmë vepra penale”, tha ai. /GazetaExpress/

“Nuk mundem me paragjyku kurgjë. Unë e thashë fillimisht se qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe se ligji do të zbatohet ndaj të gjithëve njësoj, nuk e bëjmë këtë në mënyrë selektike, nuk është e ndershme të bëhet në mënyrë selektive, sepse nëse e bëjmë në mënyrë selektive ne bëjmë vepra penale”, tha ai.
Të tjera
-
Kronologjia e mạsakrës në Cetinje me 12 të vrarë, policia thotë se u informua gabimisht për lokacionin
Drejtori i Policisë në Malin e Zi, Llazar Shqepanoviq tha se Aco Martinoviq, ...
-
“Ndërprerje rryme çdo ditë deri në shtatë orë” – Revoltohen banorët e Livoçit
Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur par...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diel...
-
44 vjeçari në Prizren goditet në krahëror me thịkë nga një 18 vjeçar, policia jep detaje
Një person është goditur me thikë në krahëror, pas një mosmarrëveshjeje që pa...
-
Krasniqi: Vetëvendosje do që institucionet të veprojnë sipas nevojave politike të partisë
Lëvizja Vetëvendosje, bëri të ditur se sot ka dorëzuar, përmes postës, ankes...
-
Fëmija u gjet në rrugë, tre viktima u nxorrën nga vetura, Policia në kërkim të trupit të katërt pasi automjeti ra në lum
Është nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe e...
-
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor nga lumi
Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat n...
-
Aksident i rëndë: Vetura bie në Vardar, kalimtarët gjejnë në rrugë fëmijën 5 vjeçar, katër familjarë ende të zhdukur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një vetura ka rënë në lum...
-
Dyshohet se babai ka vrarë djalin në Tetovë
Në Tetovë, dyshohet se babai vret djalin e vet. Ngjarja ka ndodhur lagjen Bll...
-
Ky është ushtari amerikan që vdiq në shpërthimin e Teslas
Personi që autoritetet amerikane besojnë se vdiq në Tesla Cybertruck që shpër...
-
“Vazhdojmë të zbatojmë mandatin” – KFOR-i kryen një trajnim të rëndësishëm në Boondsteel
KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në ...
-
Publikohen çmimet e biletave për të gjitha linjat e Tafikut Urban
Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transpor...